Zaev propozoi që zgjedhjet të mbahen në qershor, Mickoski tha se ato duhet të mbahen në korrik

Si politikanë me përgjegjësi duhet të marrim qëndrime të qarta, të sakta në bazë të argumenteve. Duhet të jemi përgjegjës ndaj shtetit, ta pranojmë momentin e parë për zgjedhje. Më optimale, kjo do të ishte nga mesi i qershorit. Ka mjaft kohë nga përfundimi i gjendjes së jashtëzakonshme për të gjitha aktivitetet, nëse, gjithsesi, këtë e lejon situata me koronavirusin, për çka do të vendosin kompetentët në shëndetësi, tha lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, transmeton Portalb.mk.

Gjatë pjesëmarrjes së sotme në TV 24 – “Studio e hapur”, Zaev përmendi se shkaqe plotësuese pë mbajtje të zgjedhjeve në afat sa më të shpejtë krahas pikut të mundshëm të dytë të KOVID-19, janë ato që për momentin nuk kemi Parlament, ndërkaq edhe Qeveria është teknike, jo politike.

“Prandaj, qëndrimi ynë është në afat sa më të shpejtë të shkohet në zgjedhje, Nga ana tjetër, është e mundur që veprimet zgjedhore të vazhdojnë ku kanë mbetur. Procesi është ngrirë ku ngeci. Listat e kandidatëve janë parashtruar, diaspora është rrumbullakësuar, si edhe të gjitha procedurat e tjera. Kontrolli në Listën zgjedhore është ndërprerë. Saktë me afate të shkurtuara në pajtim me ligjin dhe Kushtetutën nevojiten 30 ditë”, deklaroi Zaev.

Ndërkohë, lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, i cili ishte mysafari  para Zaevit, në emisionin e njejtë, mbetet në qëndrimin se tani nuk është koha për zgjedhje, por për përballje me pasojat e pandemisë nga koronavirusi edhe në kuptimin shëndetësor, por edhe në atë ekonomik, edhe pse, siç tha, nuk ka dilemë se kurdo që të mbahen zgjedhjet, VMRO-DPMNE do të fitojë.

“Problem është se si do të zhvillohet dita e zgjedhjeve përkatësisht sa ajo do të paraqiste mundësi për rritje të sërishme të numrit të të i nfektuarve. Gjithashtu, në zgjedhje nuk mund të shkohet me program të bërë në janar, kur nuk ka pasur pandemi. Afati më i shpejtë që mund të krijohen kushte për zgjedhje është mesi i korrikut, duke pasur parasysh atë që edhe nëse teorikisht nuk vazhdohet gjendja e jashtëzakonshme,e cila skadon nga mesi i majit, KSHZ-së i nevojiten së paku 50 deri 60 ditë për përgatitje”, deklaroi Mickoski.

Ndërkaq, Gjykata Kushtetuese, nësër do të ketë takim pune në të cilin gjykatësit do të marrin qëndrim nëse do ta pranojmë iniciativën dhe sipas detyrës zyrtare të ngrenë procedurë për shpërndarjen e Kuvendit dhe shpalljen e zgjedhjeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button