Universitet i Tetovës do t’i organizojë “Ditë të hapura” online për maturantët

Universiteti i Tetovës , do t’i organizojë  “Ditët e Hapura” online duke filluar nga data 13 deri më 15 maj 2020, njofton Portalb.mk.

“Ditët e hapura” online organizohen për maturantët e interesuar, me qëllim që ata të informohen për ofertat arsimore dhe kushtet studimore të këtij universiteti.

“Kjo formë e organizimit online e “Ditëve të Hapura” përmes një platforme të krijuar enkas nga UT për maturantët, aplikohet për herë të parë në vendin tonë, përmes së cilës të gjithë të interesuarit, respektivisht maturantët, nga vendi dhe rajoni, do të kenë mundësinë që nga distanca të informohen dhe komunikojnë drejtpërdrejtë me stafin e universitetit, për ofertën arsimore-shkencore, kushtet e studimit, programet dhe drejtimet studimore për vitin akademik 2020 /2021. Bëhu pjesë e “Ditëve të Hapura” dhe fillo rrugëtimin e ri bashkë me Universitetin e Tetovës!”, qëndron në njoftimin e UT-së.

Ndërkaq, Universiteti i Tetovës, pas mbylljes së institucioneve edukativo-arsimore, si masë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, po zhvillon ligjërata online, në përputhje me rekomandimin e Ministrisë së Arsimit që mësimi të realizohet në distancë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button