Orban i cilësoi akuzat për autoritarizëm si “lajme të rreme”

Kryeministri i krahut të djathtë në Hungari, Viktori Orban ka akuzuar kundërshtarët e tij se janë duke “shpërndarë lajme të rreme” rreth ligjit për koronavirus, i cili i lejon qeverisë që të udhëheqë përmes një dekreti në periudhë të pacaktuar, transmeton REL.

Parlamenti i Hungarisë, ku partia e Orbanit, Fidesz, ka një shumicë të mjaftueshme, ka miratuar më 30 mars një projektligj që i ofron atij kompetenca të reja nën apo edhe përtej gjendjes së jashtëzakonshme, me qëllim të luftimit të pandemisë me sëmundjen Covid-19, që shkakton koronavirusi.

Ky veprim është kritikuar si nga politikanët evropianë ashtu edhe Shtetet e Bashkuara.

“Në javët e fundit, ne jemi përballur me sulme të pashembullta dhe fushatë dezinformuese kundër Hungarisë”, ka thënë Orban, në një letër dërguar Partisë Popullore Evropiane (EPP), njëherësh grupit më të madh politik në Parlamentin Evropian.

“Kjo është gjëja më cinike që kam përjetuar sepse qeveria, e cila është shënjestruar, ka qenë duke luftuar për të ruajtur jetën e njerëzve”, ka thënë Orban.

Partia Popullore Evropiane ka pezulluar nga radhët e saj Partinë Fidesz në mars të vitit 2019, për shkak të shqetësimeve se sundimi i ligjit ka mbetur mbrapa në Hungari, por edhe për sulmet kundër Komisionit Evropian.

Ky pezullim është shtyrë pa afat në muajin shkurt, përpara se ligjvënësit hungarezë t’i garantonin Orbanit fuqi shtesë.

Orban ka thënë në letrën e tij se parlamenti ka qenë në punë prej kur është miratuar ligji, që i bie se “kompetenca për të anuluar gjendjen e jashtëzakonshme apo çfarëdo dekreti të marrë nga qeveria është bie mbi parlamentin”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button