LSDM për zgjedhje sapo të krijohen kushtet, pasi mund të ketë valë tjetër të virusit korona

Goran Sugareski, Ministri i Transportit nga LSDM-ja dhe zëdhënësi i kësaj partie, Kostandin Kostandinov vlerësojnë së zgjedhjet duhet të mbahen sapo të krijohen kushtet shëndetësore, transmeton Portalb.mk.

“Me lirimin e masave të cilat po ndodhin dhe do të ndodhin javën e ardhshme, dhe kur do të krijohen kushte, jemi të mendimit të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare”, deklaroi Sugareski.

Qëndrim të njëjtë dha edhe zëdhënësi i partisë së tij, Kostadinov, i cili tregoi edhe qëndrimin e partisë.

“Qëndrimi ynë është se menjëherë pas normalizimit të gjendjes me virusin korona duhet të shkohet në zgjedhje”, deklaroi Kostadinov, duke vlerësuar se është e nevojshme një gjë e tillë “duke i pasur parasysh edhe mendimet që qarkullojnë nëpër Evropë dhe botë se ndoshta na pret edhe një valë tjetër e Kovid-19”.

Sugareski thekson se opozita qëllimisht ik nga zgjedhjet.

“Opozita qëllimisht ik nga zgjedhjet. Për ne më me rëndësi  është shëndeti i qytetarëve. Duhet fillimisht të shihet  deri kur do të vazhdojë gjendja e jashtëzakonshme”, deklaroi Sugareski.

Më herët edhe edhe Radmilla Shekerinska, Ministrja e mbrojtjes së Maqedoninë e Veriut vlerëson se shteti duhet të përgatite edhe për valën e dytë të epidemisë, ndërkohë duhet të realizon Zgjedhje sapo të krijohen kushtet.

“Ne besojmë se është përgjegjësi kryesore e shtetit ta sigurojë funksionimin e plotë të institucioneve dhe të përgatitet për valën e dytë të epidemisë. Prandaj, qëndrimi ynë ishte menjëherë sa të krijohen kushtet, menjëherë sapo epidemia të na japë një shans t’i organizojmë zgjedhjet, atë edhe ta bëjmë”, theksoi Shekerinska.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button