Koronavirusi do të rrisë pabarazinë

Drejtori i Kolegjit Eton, shkollës më elitare private në Mbretërinë e Bashkuar, ka thënë se pandemia e koronavirusit do të shkaktojë ndryshime të mëdha shoqërore të ngjashme me ato që pasuan dy luftërat botërore për shkak të zemërimit nga pabarazia e krijuar, transmeton Class.

“Vite nga tani, kur historianët ti shikojnë ngjarjet e vitit 2020, ata ka të ngjarë të identifikojnë Covid-19 si nxitësin kryesorë për ndryshimet e thella,” tha Simon Henderso. “Mund të ngjallë një transformim të shpejtë shoqëror dhe ekonomik të ngjashëm me atë që pasuan dy luftërat botërore,” shtoi ai.

Shumë nga kryeministrat e Mbretërisë së Bashkuar – përfshirë Boris Johnson dhe ish-udhëheqësin David Cameron – kanë studiuar në këtë shkollë, së bashku me Princin Harry dhe Princin William.

Teksa shpërthimi i koronavirusit vazhdon të mbajë të mbyllura shkollat ​​dhe institucionet arsimore, ekspertët thonë se hendeku i pabarazisë midis të pasurve dhe të varfërve po përkeqësohet nga mbyllja e shkollave në të gjithë botën. Në të gjithë globin, më shumë se 1.5 miliardë studentë – ose 90% e nxënësve në botë – kanë ngelur në shtëpi për shkak të mbylljes së shkollave në rreth 190 vende, sipas vlerësimeve të UNESCO-s. Studentët më të varfër po përballen me pengesa për të arritur nota të mira pasi ato luftojnë me mungesën e hapësirës për të punuar, probleme me aksesin në internet dhe sfida psikologjike.

Ndërkohë, virusi ka një ndikim të thellë në ekonomi. Shtetet e Bashkuara, kombi më i pasur në botë, më shumë se 30 milion amerikanë kanë paraqitur kërkesë për papunësi, miliona biznese të vogla kanë kërkuar kredi për të qëndruar gjallë.

Ndërkohë, KB paralajmëroi javën e kaluar se pandemia e koronavirusit do të cojë  130 milion njerëzve në prag të urisë. “Padrejtësia do të bëhet transparente. Përballimi i Koronavirusit, është shumë më e vështirë nëse je i varfër,” tha Henderson.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button