Komisioni i Venedikut i përgjigjet Kurtit në lidhje me Dekretin e presidentit Thaçi

Sot, Komisioni i Venecias i është përgjigjur kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, në lidhje me kërkesën për opinion në raport me kompetencat e Presidentit, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Komisioni ka vlerësuar se duhet të pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës rreth kësaj çështje, transmeton KOHA.

“Kjo kërkesë u dërgua në Komisionin e Venecias pasi që u publikua Dekreti i Presidentit dhe para vendimit për vendosjen e masës së përkohshme nga Gjykata Kushtetuese. Pasi Gjykata Kushtetuese ka marrë vendim për vendosjen e masës së përkohshme deri më 29 maj, duke e pezulluar veprimin e Dekretit të Presidentit, dhe meqë Gjykata po e trajton këtë çështje, Komisioni ka vlerësuar që të respektojë vendimmarrjen e Gjykatës Kushtetuese, pasi veçse ka vepruar”, thuhet në komunikatë

Kryeministria thotë se, “ne e mirëpresim sugjerimin e Komisionit për të respektuar e pritur shqyrtimin e kërkesës dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Pas trajtimit nëse shihet nevoja për sqarime shtesë dhe ndihmë për opinion nga Komisioni, do të ndërmarrim hapat e nevojshëm”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button