Ministri Ademi njoftoi për regjistrimet në shkolla dhe universitete

Arbër Ademi, Ministri i arsimit në Maqedoninë e Veriut informoi se në seancë e sotme të Qeverisë është miratuar dekret për funksionimin e gjithë sistemit edukativo-arsimor në gjithë nivelet, transmeton Portalb.mk.

“Shfuqizohet matura shtetërore, matura shkollore dhe provimi përfundimtar për nxënësit nga vitet e fundit të regjistruar në këtë vit shkollor”, njoftoi Ademi.

Ai konfirmoi përsëri se mësimi në shkolla fillore dhe të mesme nuk do të vazhdohet në institucionet shkollore, port ë vazhdon mësimi në distancë (online).

“Mësimi do të përfundojë deri më 10 qershor përmes mësimit në distancë, respektivisht të mësuarit nga shtëpia duke aplikuar pajisje për komunikim elektroni”, njoftoi ministri.

Ministri njoftoi se regjistrimi i fëmijëve në klasat e para për vitin shkollor 2020/2021 do të realizohet në muajin qershor.

“I kemi rregulluar edhe regjistrimet në këtë vit akademik në institucionet e arsimit të lartë, përveç kushteve të përcaktuara tashmë, do të mund të regjistrohen edhe nxënësit nga vitet e fundit të vitit shkollor 2019/2020 me diplomën nga arsimi i mesëm i mbaruar”, njoftoi Ademi.

Ndryshe, në Maqedoninë e Veriut procesi arsimor për të gjitha nivelet po vazhdon të zhvillohet online (“Mësimi në distancë”), pas vendimit të Qeverisë së RMV-së. Si pjesë e procesit arsimor, edhe në mësimin online duhet të kryhet notimi i gjithë nxënësve deri më 17 prill.

Qeveria e RMV-së vendosi në muajin mars që viti shkollor të vazhdon në distancë gjatë kohës së epidemisë, duke propozuar tri forma të zhvillimit të Mësimit në distancë: përmes platformës Eduino, emisioneve edukative-arsimore në televizionin publik, si dhe përmes platformës që do e përzgjedhë vetë shkolla për zhvillimin e procesit arsimor sa më mirë ndërmjet nxënësve dhe arsimtarëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button