Integrime në dukje

Incidentet e fundit ndëretnike mes nxënësve të shkollave të mesme sa ndërpriten për një afat të shkurtër ata sërish paraqiten. A ekziston mundësia për parandalimin e këtyre rasteve të cilat dinë të përfundojnë edhe tragjikisht?

Në shkollën e mesme të Ekonomisë “Arseni Jovkov” në Shkup në një ndër klasat e saj për çdo javë mblidhen nxënës të nacionaliteteve të ndryshme dhe tregojnë kreativitetin e tyre.

Në bazë të temave paraprake të caktuara ata gjirojnë filma me metrazhe të shkurtra, shoqërohen së bashku dhe debatojnë tema të caktuara. E gjithë kjo në kuadër të projektit të USAID për integrim ndëretnik në arsim në bashkëpunim me Qendrën për perforcim dhe art Multimedia dhe me Institutin Maqedonas për media.

Nebojsha Mojsovski koordinator i projektit të USAID thotë se ky projekt do ti përfshij të gjitha shkollat e mesme në Maqedoni në afat prej 4 vjetësh me qëllim që të ketë ndikim direkt në shkollat profesorët dhe nxënësit për integrimin ndëretnik në arsim duke Iu ofruar nxënësve më shumë kontakte ndërmjet veti me tema dhe aktivitete të ndryshme.

“Projekti i UASID-it për integrim ndëretnik në arsim është iniciativë 4 vjeçare i cili pritet të përfundoj në vitin 2015 dhe ka për qëllim që të ngitë vetëdijesimin tek nxënësit, popullata, institucionet, për tolerancën ndëretnike në arsim. Metoda e punës është dy kahshe, shkojmë prej poshtë lartë dhe prej lartë poshtë domethënë punojmë me institucionet që direkt të kemi ndikim, nëpërmjet trajnimeve të profesorëve për vetë integrimin ndëretnik në arsim, dhe në të njëjtën kohë punojmë edhe me nxënësit e shkollave se si të miratohet e gjithë aj koncept në praktikë”, shpjegon Nebojsha Mojsovski.

Kreativitet
Violeta Simjanovska drejtore pran qendrës për përforcim dhe art multimedial thotë se metodologjia e këtij projekti është që nëpërmjet bashkëpunimit të nxënësve mes veti të arrihet diçka dhe të ketë hapësire që çdo nxënës të shfaq kreativitetin e tij dhe të mos ketë dallime në ngjyrë, gjuhë dhe komb.

“Organizata jonë përse jemi në këtë projekt. Për shkak se besojmë në potencialin kreativ të të rinjve, kreativiteti nuk njeh kufij nuk ka ngjyrë nëpërmjet përkatësisë etnike, mirëpo ky potencial besojmë se me të vërtetë mund të bëjë ndryshime në një kahje pozitive, dhe përskaj atyre informative të cilat transmetohen në media për konotacionin negativ të këtij koncepti multi kulturor të shtetit, të fundit e kemi me flamurin dhe të tjera, kjo është pikërisht shembull se në mënyrë kreative në një aktivitet jashtë mësimit shkollor mund të bëhet shumë më shumë nga ajo që mund të bëhet negativisht “thotë Simjanovska.

Imarton Osmani dhe Brinita Shakir thonë se janë tejet të kënaqur që janë të kyçur në këtë projekt dhe se stereotipet të cilët i kanë pasur më herët tani kanë filluar të humben duke u shoqëruar së bashku dhe duke punuar në projektet e xhirimeve dhe debateve. 

Shembull
Drejtoresha e kësaj Shkolle Jovanka Asprvrska thotë se ndjehet shumë krenare për nxënësit e saj për shkak se kjo është edhe një ndër shkollat më të mëdha në maqedoni në të cilin nxënësit ndjekin mësimin në gjuhën maqedonase dhe shqipe dhe deri më tani nuk ka pasur ndonjë incident ndëretnik brenda shkollës. 

‘Unë lirisht mund të them se jam krenare që jam drejtoresh e kësaj shkolle e cila është unikate dhe mund të shërbej si shembull për të gjitha shkollat të tjera në Maqedoni, shkolla është e madha dhe njeh mbi 2500 nxënës, fëmijët, nxënësit janë këtu, kolektivi është këtu, mund lirisht të pyetni dhe shpresoj se janë më korrekt ashtu që nuk bëhet dallim se cili nga cila bashkësi etnike është, të gjithë e gjejnë vendin në këtë shkollë, faktikisht këta projekte janë me nxënës të përzier të etnive të ndryshme ,kemi maqedonas, shqiptar, romë, serbë, turq dhe të tjerë dhe s’kemi ndonjë problem të natyrës së tillë’ thotë Asprovska.

Projekti i USAID për integrim ndëretnik në arsim është ky pilot projekt i cili pritet që në të ardhmen të aplikohet në të gjitha shkollat e mesme në Maqedoni me qëllim të zbutjes së marrëdhënieve ndëretnike të nxënësve në vend./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button