Nga java e ardhshme do të bëhet skrinimi i punonjësve shëndetësor, mësimdhënësve, taksistëve dhe policëve

Nga java e ardhshme, do të bëhet skrinim testim për koronavirus i personave të cilët konsiderohen se janë kategori kritike si: punonjës shëndetësorë, stafi i kopshteve, stafi i shtëpive për përkujdesje të pleqve, oficerët e policisë, shoferët e NQP-së dhe taksistët, punonjësit e shërbimeve publike (punonjës në sportele), pacientët para hosspitalizimit.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se plani për skrinim është duke u hartuar nga Qendra e shëndetit publik në Shkup dhe Instituti i shëndetit publik.

“Skrinimi, i cili do të bëhet me teste PCR, do të mundësojë vlerësim më të mirë të mundësisë për lehtësim të masave kufizuese, por edhe do të rrisë ndjeshëm numrin e testeve”, thonë nga ministria.

Në ditët në vijim, algoritmi i ri do të jetë i gatshëm dhe do të përcaktohet numri i synuar i testeve që do të bëhen në nivel ditor. Grupimet sipas moshës dhe sëmundjeve kronike do të përfshihen në studimet e ardhshme për të parë ndjeshmërinë e popullatës ndaj virusit. Mjekët amë do të marrin algoritmin e ri dhe përmes TerminiIm (MojTermin) do të caktojnë testimin e një numri të caktuar të personave sipas mundësive të sistemit në baza ditore.

Mostrat do të merren në pikat ekzistuese dhe do të transportohen në qendrat e shëndetit publik në laboratorët e paracaktuar.

“Strategjia e Ministrisë së shëndetësisë që nga fillimi i epidemisë ishte që të testohen pacientët me simptoma dhe sipas kësaj strategjie kemi punuar gjatë gjithë kësaj periudhe. Ajo dha rezultate jashtëzakonisht të mira, pa i rënduar kapacitetet e testimit dhe për hospitalizim, që ishin qëllimi ynë primar. Fakti që në ditët e kaluara kemi një numër të zvogëluar të testimeve është dëshmi se numri i pacientëve aktivë në vendin tonë është ulur ndjeshëm, gjë që edhe një herë e konfirmon suksesin e hapave të mëparshëm”, shtoi kabineti i Ministrit Venko Filipçe.

Sipas të dhënave më të fundit, deri më tani në vend janë kryer gjithsej 17.359 testime KOVID-19.

Ndryshe, Ministria e Shëndetësisë raportoi se me 21 persona të shëruar dhe 8 raste të reja të regjistruara sot me virusin korona, në RMV vazhdon trendi i uljes së numrit të personave të infektuar dhe rritjes së personave që shërohen nga ky virus. Sot një pacient ka humbur jetën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button