Inspektorati ka kryer 3,086 kontrolle javën e fundit, për restorantet po përgatiten rekomandimet për hapjen

Magdalena Filipovska Grashkoska, kryetarja e Këshillit inspektues raportoi se në periudhën nga 27 prilli deri më 3 maj janë janë kryer 3,086 kontrolle nga inspektorati, transmeton Portalb.mk.

Inspektorati i tregut realizoi 2,042 kontrolle, duke regjistruar 45 vërejtje për mosmbajtjen e maskës te objektet hotelerie.

Agjencia për ushqim dhe veterinari  ka realizuar 154 kontrolle, duke regjistruar 5 raste për pasiguri të ushqimit dhe 12 raste për mungesë higjiene.

Zoran Atanasov, drejtori i Agjencisë për ushqim dhe veterinari theksoi se para hapjes së restoranteve duhet të bëhet përsëri dezinfektimi dhe pastrimi i pajisjeve dhe hapësirave.

“Para hapjes, restorantet duhet të kryejnë dezinfektim të përgjithshëm të objektit, pasi që gjatë kohë ka qëndruar i mbyllur, i pahapur dhe nuk e dimë se çfarë ka ndodhur aty”, deklaroi Atanasov, duke sqaruar se po përgatit kumtesë për publikun me rekomandime pasi , restorantet nuk kanë punuar për një kohë të gjatë.

Inspektorati shtetëror i punës ka kryer 158 kontrolle, duke u regjistruar 27 vendime dhe 47 vërejtje për shkak mosrespektimit të masave.

Inspektorati shtetëror për transport ka realizuar 118 kontrolle.

Inspektorati shtetëror shëndetësor dhe sanitar ka realizuar 134 kontrolle.

Agjencia për medikamente dhe vegla ndihmëse mjekësore ka realizuar 34 kontrolle.

Çdo mosrespektim dhe parregullsi, potencoi, do të sanksionohet pa përjashtim.

“Bëhet kontrolli i respektimit dhe zbatimit të plotë të masave dhe rekomandimeve të sjella nga Qeveria me qëllim që të parandalohet përhapja e virusit korona”, theksoi Filipovska Grashkoska.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button