KOVID-19: Në Gostivar vetëm 3 raste aktive ndërsa në Tetovë 46, ja numrat sipas komunave

Gjithsej 90 persona nga Tetova me rrethinë janë infektuar me virusin korona, prej këtij numri janë shëruar 43 persona ndërsa kanë humbur jetën gjithsej 7 persona. Situata duket më e lehtë në Gostivar ku aktualisht ka vetëm 3 raste aktive nga gjithsej 17 rastet e regjistruara, shkruan Portalb.mk.

Tetovë me rrethinë

Tetovë me rrethinë sot nuk është regjistruar asnjë rast i ri me virusin korona, fatkeqësisht një grua e moshës 59 vjeçare nga Tetova ka ndërruar jetë, e njëjta për 15 ditë ishte e vendosur në ventilator për frymëmarrje.

Sipas komunave reale, numri i të infektuarve në këtë rajon është si vijon:

  • Komuna e Tetovës 39 (3 kanë ndërruar jetë)
  • Komuna e Bogovinës 29 (2 kanë ndërruar jetë)
  • Komuna e Tearcës 6
  • Komuna e Bërvenicës 6 (1 ka ndërruar jetë)
  • Komuna e Jegunovcës 4
  • dhe Komuna Zhelinës 5 të infektuar (1 person ka ndërruar jetë)

Edhe pse numri i të infektuarve në këtë rajon vazhdimisht është në ulje, nga Komuna e Tetovës megjithatë apelojnë që qytetarët të jenë të kujdesshëm dhe më të përgjegjshëm, të mbajnë distancën fizike si dhe maskat mbrojtëse në përputhje me rekomandimet dhe masat e organeve kompetente shëndetësore në vend.

Gostivari me rrethinë

Në pollogun e Epërm apo në Gostivar dhe komunat përreth si Vrapçisht dhe Mavrovë-Rostushë gjithsej janë regjistruar 17 raste me virusin korona ndërsa janë testuar 225 persona për shkak se aq ka qenë e nevojshme bazuar në informatat e epidemiologëve.

Aktualisht në këtë rajon ka vetëm 3 raste aktive me virusin korona, edhe atë:

  • Komuna e Gostivarit – 2
  • Komuna e Vrapçishtit – 1

Ndërsa për gjendjen e tyre shëndetësore aktuale, Taravari informoi se janë në gjendje stabile dhe se pritet që të njëjtit dita e ditës të shërohen plotësisht.

Ai në mbledhjen e sotme të Shtabit të Krizës e ritheksoi kërkesën e tij deri te Qeveria e RMV-së për zbutjen e masave restriktive.

“Pres që qeveria ta zyrtarizoje konkluzion numër 6 nga mbledhja e së enjtes, ku thuhet se edhe kafenetë kanë të drejtë të punojnë në formën Tak&go, pra përmes sportelit njëlloj siç shërbehet edhe ushqimi, ëmbëlsirat apo pijet tjera. Që nga fillimi më habiste fakti se pse vetëm kafeja nuk lejohet të shitet, ndërsa gjithçka tjetër, përfshirë edhe ushqimin e ngrohtë lejohet, kur dihet se për dallim nga përgatitja e gjellërave, kafeja nxirret drejtpërdrejtë nga aparati” deklaroi Arben Taravari.

Ndryshe, numri i të infektuarve me virusin korona në RMV ka arritur në 1.526 prej të cilëve 427 raste janë aktive për shkak se 1013 janë shëruar kurse 86 persona kanë ndërruar jetë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button