Den Donçev ka dhënë dorëheqje nga pozita e drejtorit të Fondit Shëndetësor

Drejtori i Fondit shëndetësor, Den Donçev, ka dhënë dorëheqje, për arsye shëndetësore dhe familjare, njofton Portalb.mk.

Emri i Donçevit ka qenë i lidhur me aferën “Reket 2”, në të cilën pronarja e “Diamed” e ka akuzuar se ka tentuar që të parandalojë një investim i huaj të hyjë në Maqedoninë e Veriut.

Donçev në zgjedhjet e 11 dhjetorit të vitit 2016-të, ishte bartës liste në Njësinë Zgjedhore 1 në koalicionin “VMRO për Maqedoninë”. Ai është ish sekretar i VMRO-DPNE-së dhe ish drejtor i Telekomit. Në vitin 2014-të, kryeministri Zoran Zaev në gjykimin pas padisë së ish liderit të VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski, për shpifje për zbardhjen e aferës korruptive gjatë shitjes së Bankës së Maqedonisë, tha se incizimet në të cilat dëgjohet se po merren vesh për pagim të 1.5 milionë eurove në kesh gjatë shitjes së bankës t’ia japë mu Den Donçevit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button