(Video) Messi qetëson tifozët për dëmtimin

Sulmuesi i Bracelonës, Lionel Messi, pësoi një lëndim në gju gjatë ndeshjes kundër Benficës në Ligën e Kampionëve, ndërsa tani, ai ndjehet me i lehtësuar pasi që lëndimi nuk ishte aq serioz
“Ndjehem mirë tani por nuk e di sigurt se a do të luaj të dielën kundër Betisit”.

“E vërteta është se unë nuk po mendoja për asgjë sepse kisha dhimbje të madhe dhe u frikësova nga më e keqja. Mendova se do të më duhej ta lëshoj fushën”.

“Fillimisht u frikësova shumë kur doktorët më shikuan dhe më ekzaminuan, por kur ata thanë që nuk është diçka serioze, unë u ndjeva më i lehtësuar”, ka deklaruar Messi./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button