RMV, rasti i parë që pacienti me kovid 19 lirohet me sukses nga ventilatori për frymëmarrje

Në Spitalin Shtetëror “8 Shtatori” në Shkup sot pasdite një pacient e kanë nxjerr prej ventilatorit për frymëmarrje, pacienti para tre javësh është pranuar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, kështu mëson “360 shkallë”. Gjendja e tij tani është stabile, informojnë burimet nga spitali.

Ky është rasti i parë i tillë në RMV nga fillimi i epidemisë me virusin korona, ku pacienti për shkak të gjendjes së përkeqësuar është vendosur në ventilator për frymëmarrje dhe është mjekuar me sukses, tani më ky pacient nuk ka nevojë për asistencë të tillë.

Pacienti është i lindur në vitin 1983, 12 ditë të jetës së tij i kaloi me ndihmën e ventilatorit për frymëmarrje.

Në RMV deri tani kanë ndërruar jetë 85 persona si pasojë e virusit korona. Gjithsej 1,518 janë infektuar nga të cilët 992 janë mjekuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button