Lustrohen dy ish-bashkëpunëtorë

Komisioni për verifikimin e fakteve lustroi dy shef-urdhërdhënës nga Shërbimi për Siguri Shtetërore, ndërsa për 5 akademikë, dosjet e të cilëve ishin në rend dite, është votuar Vendim se nuk kanë qenë bashkëpunëtorë të shërbimeve sekrete.

Urdhërdhënësi i lustruar ka qenë sekretar në Shërbimin për Siguri Shtetërore, ndërsa më pas ambasador i Maqedonisë dhe kryetar i Shoqatës së shkrimtarëve në Maqedoni, ndërsa urdhërdhënësi i dytë, pohojnë nga Komisioni, ka qenë zëvendësministër për Siguri Publike. 

Dosjet e tyre do të shpallen pas tri ditësh. Nga Komisioni vërtetuan se njëri nga akademikët më herët ka qenë anëtar i Këshillit për Radiodifuzion. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button