PDSH propozon: 100 euro për çdo qytetar dhe falje të gjobave

Sami Rushidi nga PDSH sot në konferencë për shtyp tha se masat shtrënguese për parandalimin e koronavirusit e kanë paralizuar ekonominë e vendit, njofton Portalb.mk.

Masat ekonomike që janë miratuar nga Qeveria, sipas tyre, nuk janë të mjaftueshme në përballje me krizën ekonomike në vend. Ata thonë ndërmarrjet e vogla, të mesme, sipërmarrësit dhe vetëpunësuarit, janë në gjendje shumë të rëndë ekonomike.

PDSH propozon që kompanitë dhe ndërmarrjet duhet të ndihmohen urgjentisht, duke marrë veprime  konkrete që bizneset të mund të mbijetojnë në këtë kohë të krizës.

Kjo, sipas tyre, arrihet vetëm me masa direkte intervenuese të qeverisë në ekonomi.

PDSH propozon këto masa konkrete:

  • Faljen e të gjitha gjobave të dhëna në kohën e gjendjes së jashtëzakonshme.
  • Pagesë shtesë në vlerë prej 100 euro për të gjithë qytetarët madhor me moshë mbi 18 vjeçare.
  • Mbështetja financiare për ndërmarrjet e cila u miratua me masat ekonomike të qeverisë, të njëjtat duhet të realizohen para përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme.

“Masat të cilat ne i propozojmë do të ndikojnë direkt në buxhetin e familjeve të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, si dhe njëkohësisht do t’i mundësojnë ndërmarrjeve që të funksionojnë, duke përballuar krizën aktuale ekonomike që mbizotëron në vend”, thonë nga PDSH.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button