Rasti “Zhvatja”, Janeva ka paditur Boki 13-të për incizim të paautorizuar

Gjykata penale në Shkup, nuk ka pranuar propozimin e të akuzuarit të parë në lëndën “Zhvatja”, Bojan Jovanovski – Boki 13, që në procedurën e dëshmirë, në mënyrë shtesë si dëshmitar të dëgjohet Goran Nikollovski, ish drejtor i ish Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim, transmeton Portalb.mk.

Ndaj këtij vendimi ka reaguar mbrojtësi i të akuzuarit Boki 13, avokati Sasho Dukovski, i cili tha se në këtë rast janë pranuar shumë dëshmitarë më jo relevant, si për shembull dëshmitari Hristijan Banevski.

“Nëse dëshmitari Goran Nikollovski nuk është i rëndësishëm që të dëgjohet në këtë lëndë, atëherë nuk di cili dëshmitar është i rëndësishëm që të dëgjohet”, theksoi Dukovski.

Gjithashtu, gjykata ka refuzuar edhe një pjesë të dëshmive të dorëzuara nga ana e të akuzuarës, Katica Janeva, ndërsa ka pranuar që të prezantuar si dëshmi një certifikatë nga llogaria e Konstantin Delkixhakov (babai i Janevës) dhe padi private nga Katica Janeva ndaj Boki 13-të.

“Padia private penale është dorëzuar më 13 mars 2020, për shkak të incizimit të paautorizuar. Deri më tani, gjykata akoma nuk ka ndërmarrë veprimtar”, tha Irena Frçkovska, mbrojtëse e Janevës.

Seanca e ardhshme është caktuar për më 7 maj, kur i akuzuari Bojan Jovonovski – Boki 13, do të duhet të paraqesë mbrojtjen e tij.

Në procesin e deritanishëm në rastin “Zhvatja”, janë prezantuar dëshmi të ndryshme materiale dhe dëshmitar.

Gjykimi ka filluar në dhjetor të vitit të kaluar. Në seancën e parë, i akuzuari i dytë, Zoran Milevski – Kiçeec ka pranuar fajin dhe është dënuar me tre vite burg. Milevskit, para disa javëve, i është ndërprerë edhe paraburgimi shtëpiak.

Në rastin “Reket,  përpos të dënuarit me tre vite burg, biznesmenit Zoran Milevski Kiçeectë akuzuar janë edhe Bojan Jovanovski i njohur me nofkën Boki 13 dhe ish shefja e Prokurorisë Speciale Publike (PSP), Katica Janeva.

Boki13 akuzohet se, ndikoi te Janeva për lëndën që e udhëhiqte PSP-ja, “Perandoria”, për t’ia lehtësuar pozicionin e të dyshuarit Orçe Kamçevit. Si shpërblim, Janeva ka marrë mobilie në vlerë prej 296.040,00 denarë dhe para në vlerë prej 50,000 euro, ndërkaq Boki 13 dhe Zoki Kiçeec shpërblim prej 1.500,000 euro.

Rasti “Reket” është zgjeruar në “Reket 2”, ku të përfshirë janë edhe organizata “Lidhja Ndërkombëtare” Boki 13, Frosina RemenskiMile JovanovskiJasna Mandiq, Kristina Karavijanova dhe Bojan Novakovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button