Angellov: Maqedonia në rrezik nga bashkimi shqiptar

Lideri i “Dinjitetit” Stojançe Angellov paralajmëron se “Maqedonisë i kanoset rrezik, ndërsa për atë thekson Kuvendin e sapoformuar popullor të njësive lokale shqiptare në Tiranë më 26 nëntor, emri joformal i së cilit sipas tij është Lidhja e komunave të Shqipërisë së Madhe”.

Në këtë organizatë bëjnë pjesë komunat Tiranë, Prishtinë, Ulçinë, Preshevë, Tetovë, Gostivar, Strugë dhe Dibër.

Sipas Angelovit “kjo është vazhdimësi e Ligës së Prizrenit dhe Deklaratës së Prizrenit, ndonëse duket naive, fare nuk është”.

Ai citoi kryetarin e Tiranës i cili ka thënë se “Kuvendi do të shërbejë për avancimin e praktikave më të mira lokale dhe bashkimin kombëtarë”.

“Çka nëse këto një ditë shpallin padëgjueshmëri ndaj pushtetit qendror, kush do t’i ndal? A është pushteti qendror ai që nuk ka kurrfarë kontrolli në komunat me shumicë shqiptare? Pysni ata se si zbatohet ligji për TVSH, për duanpirje dhe për flamuj”, tha Angelov. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button