Gazetari Mihajloski: Unë u shërova nga COVID – 19, babai im ka ndërruar jetë

Gazetari dhe redaktori në Kanal 5, Goce Mihajloski i cili u diagnostifikua me koronavirus, ka përshkruar në profilin e tij në Facebook ditët se si është ballafaquar me sëmundjen e rrezikshme, njofton Portalb.mk.

Ai ka falënderuar të gjithë personelin mjekësor për ndihmën gjatë kësaj periudhe, ndërsa ka apeluar që të mbahen maska dhe të mbahet distancë.

“Në shtëpinë familjare në Prilep virusi “ka hyrë” kah fundi i marsit. Fundjavën 28-29 mars isha në vizitë te prindërit, as 24 orë të plota. Atëherë ora policore ishte nga ora 16:00. Më vonë u tregua se ajo është edhe takimi i fundit me babanë tim. Prej nga ka ardhur nuk e dimë, mund vetëm të supozojmë, por ajo tashmë është irelavante”, ka shkruar Mihajlovski në profilin e tij.

Mihajloski, ka rezultuar pozitiv në virusin korona më 10 prill. Më 28 dhe 29 mars të këtij viti, Mihalloski ka qenë në vizitë te prindërit e tij në Prilep, prej ku është infektuar.

Një javë para se të diagnostifikohet me koronavirus, ai kishte të ftuar në emisionin ku ai është moderator,  liderët e LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së, Zoran Zaev dhe Hristijan Mickoski. Për këtë, të dy liderët e partive i’u nënshtruan vetëizolimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button