Prokuroria kërkon të gjobiten 37 persona nga Shkupi me nga 2.000 pasi e kanë shkelur orën policore

Prokuroria Themelore Publike në Shkup propozoi gjoba prej 2.000 euro për 37 persona për mosrespektim të orës policore.

Nga PP informojnë se të gjithë të akuzuarit akuzohen se nuk e kanë respektuar Vendimin për ndalesë dhe regjim të veçantë për lëvizje të popullatës dhe ishin gjetur se si lëviznin në lokacione të ndryshme në qytet gjatë orës policore

Në 24 orët e kaluara gjithsej 25 persona në nivel të tërë shtetit gjatë 24 orëve të fundit nuk e kanë respektuar ndalesën për lëvizje. Me këtë rast 17 persona janë arrestuar, ndërsa për të tjerët janë marrë të dhëna dhe do të vijojnë masa përkatëse.

Sipas statistikës së MPB-së, për 24 orët e fundit, 27 personave u janë dhënë vendime për izolim, ndërsa 138 persona kanë nënshkruar deklarata për vetizolim.

Nga ana e nëpunësve policorë janë kryer kontrolle tek personat në izolim dhe vetizolim, me ç’rast është konfirmuar se një person nuk e ka respektuar masën e vetizolimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button