Fauci kundër Trump: Nuk ka asnjë provë që virusi ka dalë nga laboratori i Wuhan

Anthony Fauci, emidemiologu i Shtëpisë së Bardhë dhe kreu i ekspertëve të emergjencës Covid në SHBA, ashtu si dhe shumica e bashkësisë shkencore ndërkombëtare, nuk beson në mundësinë që koronavirusi ka dalë nga laboratori i Wuhan.

Në një intervistë për ‘National Geographic’, eksperti më i lartë amerikan për sëmundjet infektive tha se “Nëse shikoni evolucionin e virusit te lakuriqët dhe ajo çfarë kemi ne tani përpara, tregon se bazuar në provat shkencore, virusi nuk mund të manipulohet artificialisht apo qëllimisht, transmeton TCH.

Sipas Fauci, duke parë evolucionin e koronavirusit me kalimin e kohës, duke fare qartë se ky virus ka evoluar në natyrë.

Të dielën, Sekretari Amerikan i Shtetit Mike Pompeo përsëriti qëndrimin e Shtëpisë së Bardhë, dse ka prova të rëndësishme që virusi ka ardhur nga një laborator kinez.

Pekini e ka mohuar gjithmonë fuqishëm, megjithëse shumë kanë shfaqur dyshime për transparencën e autoriteteve kineze në menaxhimin e kësaj krize pandemie.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button