AMAN, fillon mbledhje e nënshkrimeve dhe protestat kundër shtrenjtimeve

Prej sot fillon mbledhja e 10.000 nënshkrimeve të domosdoshme për ndryshimin e Ligjit për Komisionin rregullator.

Mbledhja e nënshkrimeve, e organizuar nga Shoqata civile AMAN, do të jetë çdo ditë pune prej orës 08:30 deri në ora 16:30.

“Për shkak të dispozitave ligjore dhe manipulimit të institucioneve me nismën na mbesin vetëm rreth 30 ditë pune për t’i mbledhur nënshkrimet. Andaj, shpejtoni, ftoni të afërmit tuaj që t’ju bashkangjiten dhe nënshkruani për rrymë të lirë dhe pezullimin e vendimit për pagesën e shërbimeve për ata që janë shkyçur nga rrjeti i “Ngrohtores”, shkruan në kumtesën e AMAN.

“Dil edhe TI, lufto për VETEN, së bashku për dinjitetin TONË, POPULLi i bashkuar në betejën për kushte më të mira për jetë dhe DREJTËSI SOCIALE”, fton AMAN.

këtë link gjenden lokacionet në të cilat mund ta jepni nënshkrimin tuaj. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button