Mjekët grevistë kundër inspektorëve

Sindikata e Pavarur e Qendrës Klinike është hedhur në sulm kundër Inspektoratit Shtetëror të Shëndetësisë.

Sipas Sindikatës, Inspektorati nuk ka të drejtë të caktojë masa disiplinore e gjoba, si dhe të caktojë orarin që ambulancat të punojnë nga ora 8 deri në 11, dhe të sëmurët rëndë të operohen. Sipas Sindikatës, gjithë kjo fushatë monitorimi është e paligjshme dhe, ndaj Inspektoratit do të ngrihet padi.

“Inspektorati shtetëror i Shëndetësisë nuk ka kompetenca të marrë masa të tilla. Së dyti, të gjitha klinikat dhe spitalet në rang Republike, punojnë sipas rregullave që i janë dhënë si minimum në kushtet e grevës së përgjithshme, dhe këtu nuk ka asnjë kundërvajtje”, tha Dejan Stavriq, kryetar i Sindikatës së Pavarur të Qendrës Klinike. /portalb/AlsatM/

Lajme të ngjashme

Back to top button