Përfundoi ekspertiza e helikopterit të rrëzuar policor, po hetohen shkaqet

Prokurori publik kujdestar i Prokurorisë Publike Themelore sot kreu ekspertizë në Aeroportin ndërkombëtar Shkup ku rreth orës 11:30 u rrëzua një helikopter i Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Varësisht dëshmive të siguruara do të përcaktohen shkaqet për fatkeqësinë e helikopterit, ndërsa nëse përcaktohen lëshime të karakterit subjektiv, Prokuroria Publike do të ngritë procedurë penale.

Gjatë ekspertizës në vendin e ngjarjes, informojnë nga PTHP, së bashku me ekipet e Ministrisë së Punëve të Brendshme për ekspertizë janë siguruar provat nga fatkeqësia e helikopterit, transmeton MIA.

“Me urdhër të prokurorit publik janë siguruar video regjistrimet e kamerave të aeroportit si dhe audio incizimet e komunikimit të pilotit me kontrollorin e fluturimit. Është bërë edhe bisedë me pilotin si dhe me katër persona të ekuipazhit të helikopterit”, informojnë nga PTHP.

Në vendin e ngjarjes sot ishin edhe përfaqësuesit e Komitetit për hetimin e fatkeqësive ajrore dhe incidente serioze, të cilat do të përgatisin raport për fatkeqësinë. Gjatë procedurës paraprake, prokurori publik kompetent do të japë kërkesë dhe urdhra për përcaktimin e të gjitha fakteve vendimmarrëse.

“Ekspertiza në vendin e ngjarjes ka përfunduar, ndërsa helikopteri akoma ndodhet në vendin dhe pozitën e hasur pas rrëzimit. Lokacioni është siguruar, ndërsa gjatë ditës së nesërme helikopteri do të bartet në pistën e aeroportit në lokacion tjetër ku do të sigurohet deri në fund të procedurës”, qëndron në kumtesën e PTHP-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button