Struga përfshihet nga reshjet e mëdha të borës

Që nga orët e paraditës në gjithë rajonin e Strugës kanë filluar të bien rreshje intensive të  dëborës që kanë përfshirë të gjitha vendbanimet rurale si dhe vetë qytetin.

Nga Komuna e Strugës informojnë se tashmë kanë aktivizuar disa kompani private në mënyrë që çdo rrugë në qytet dhe fshatrat e Strugës të jetë e pastruar dhe  e kalueshme për qarkullimin e mjeteve motorike. Për momentin raportohet se të gjitha akset rrugore janë të kalueshme, por rekomandohet një kujdesë më i madh në këtë situatë për shoferët. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button