Futbollistët e klubeve portugeze i kthehen stërvitjes

Klubet e elitës së Portugalisë, duke përfshirë Porton dhe Benfican, kanë stërvitur të hënën, për herë të parë që nga ndërprerja për shkak të koronavirusit. Synimi i ligës portugeze është që edicioni të vazhdoj më 30 maj.

Kryeministri Antonio Costa ka thënë të enjten që klubet mund të rifillojnë stërvitjet, ndërkohë që ka paraqitur planin për zbutje të masave, transmeton Koha.net.

Primeira Liga është e pezulluar që nga 12 marsi.

Porto ka thënë se lojtarët e saj i janë nënshtruar testeve mjekësore dhe më pas janë ndarë në tri grupe për stërvitje konform rregullave për distancë sociale.

Trajneri i Benficas, Bruno Lage ka thënë se situata ishte e paparë për trajnerët dhe futbollistët.

“Ne do të mundohemi të gjejmë zgjidhjet më mira për të mbetur të lidhur, edhe atëherë kur të jemi në distancë”, ka thënë ai duke iu referuar masave për distancë sociale.

“Kemi pritur gjatë që të ndodhë kjo, që të kthehemi në qendrën stërvitore, të kthehemi në fushë me bari dhe të përgatitemi për pjesën e mbetur të edicionit”, ka shtuar Lage për faqen zyrtare të klubit.

Ai është i vetëdijshëm se situata është larg prej ideales.

Mediat portugeze kanë raportuar që shumica e 18 klubeve të elitës kanë stërvitur të hënën. Porto ka një pikë më shumë se rivalja, Benfica, kur kanë mbetur edhe dhjetë xhiro për t’u zhvilluar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button