Qytetar i Maqedonisë së Veriut në Angli testoi vaksinën kundër virusit korona

Para dy javëve është paraqitur me vetë dëshirë si vullnetar dhe pas disa ditëve e kanë thirrur për tu vaksinuar kundër korona virusit. Branko Andreevski punon si taksist në Londër dhe kështu ka arritur deri te informacioni rreth testimit të kësaj vaksine.

Ai sqaroi se rastësisht ka kuptuar për testimin e kësaj vaksine, dhe vullnetarisht ka marrë pjesë në testimin e vaksinës së shkencëtarit të Universitetit të Oksfordit.

“Jam vaksinuar javën e kaluar më 29 prill. Më pas vijuan disa kontrolle mjekësore dhe testime. Çdo ditë përgatitet ditarë elektronik për gjendjen e përditshme shëndetësore. Nuk kam asnjëfarë pasojash shëndetësore dhe ndjehem mirë, ndërsa nuk kam ndryshime as në jetën e përditshme”, tha Branko Andreevski për TV21.

Andreevski theksoi se në këtë fazë të parë ku testohet vaksina kundër korona virusit, do të vaksinohen rreth 1000 vullnetarë të moshës prej 18 deri në 55 vjeçe.

Ai sqaron se edhe këtë vaksinë e ka pranuar në krah.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button