Ka dhënë dorëheqje ministri i Tregtisë i Britanisë së Madhe

Ministri i Tregtisë i Britanisë së Masdhe, Conor Burns sot ka dhënë dorëheqje, pasi një mbikëqyrës parlamentar zbuloi se ai u përpoq të përdorte pozicionin e tij si ligjvënës për të intimiduar një anëtar të publikut në një mosmarrëveshje private, transmeton Portalb.mk.

Mosmarrëveshja midis Burns, ministrit të shtetit për politikën e tregtisë dhe anëtarit të publikut kishte të bënte me një mosmarrëveshje kredie me babanë e Burns.

Burns përdori letër shkrimi parlamentar për t’i shkruar personit duke i thënë: “Roli im në sytë e publikut mund të tërheq interes veçanërisht nëse do të përdorja privilegjin parlamentar për të ngritur çështjen”.

Ai tha se viktima mund të shmang “përvojën potencialisht të pakëndshme” duke zgjidhur në mënyrë të kënaqshme mosmarrëveshjen financiare me babanë e tij.

Komiteti parlamentar i standardeve tha se Burns “vuri interesin personal para interesit publik duke sugjeruar se do të përfitojë nga zyra e tij publike”.

Burns është i afërt me kryeministrin Boris Johnson, pasi ka punuar si asistent i Johnson-it kur ky i fundit ishte sekretar i Jashtëm midis viteve 2016 dhe 2018.

Komisioni parlamentar i standardeve i tha Burns të kërkonte falje dhe sugjeroi që të pezullohet si anëtar i Parlamentit për shtatë ditë.

Duke iu përgjigjur vendimit, Burns tha se “absolutisht nuk duhej t’i ketë shkruar ankuesit në termat që bëra ose kam përdorur” letërshkrimin e Dhomës së Komunave për ta bërë këtë.

Ai shtoi se jep dorëheqje “me keqardhje të thellë” dhe do të vazhdojë t’i japë kryeministrit “mbështetjen e tij me gjithë zemër”.

Zëdhënësi i Downing Street tha se: “Conor Burns ka dhënë dorëheqje si ministër i Shtetit për Tregtinë Ndërkombëtare pas një raporti nga komisioneri parlamentar për standardet. Zëvendësimi do të njoftohet në kohën e duhur”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button