fbpx

Mjegulla e zezë rreth nesh

Në fillim të shekullit të kaluar, do alpinistë skocezë kishin përhapë fjalën se në malin më të lartë skocez Kerngorms, gjegjësisht në majën e tij Ben Mekdui, kishin parë një krijesë gjigante të çuditshme dhe të frikshme në formë të njeriut, por i lartë dhjetëra metra! Ndokush këtë tregim e tallte, të tjerë thonin se ai mund të ishtë ndonjë iluzioni, do të tretë mendonin se bëhej fjalë për ndonjë fenomen të pasqaruar natyror, por kishte mjafë nga ata që besonin. Por, fakt se frika te të gjithë kishte qenë e pranishme. Pas do vitesh pasoi një letër nga tridhjetë alpinistë të cilët thonin se e kishin parë me sytë e vet “përbindëshin” dhe se frika u kishte hyrë deri në palcë. Në vitin 1925, një shkencëtar dhe alpinist i famshëm deshi të merrej seriozisht me të. Për muaj të tërë ai hulumtoi që më në fund ta sheh krijesën e tmerrshme. Ia mbathi sa nuk shifte as ku i shkelë këmba. Në vitin 1994, madje u botua një libër nga një autor me emrin Affleck Grey me titull “The Big Grey Man of Ben MacDhui“ (Njeriu i Përhimt Gjigant nga Ben Makdui). Por, pas hulumtimeve të bëra nga një grup shkencëtarësh u arrit në përfundim se megjithatë bëhej fjalë për një fenomen natyror që krijohej nga mjegulla kur era fryente nga të tria anët e majës së malit, ndërkaq dielli gjindej para perëndimit. Atëherë krijohej një figurë gjigante në formë të njeriut, e cila dukej sikur lëvizë për shkak të lëvizjes së mjegullës, por që e ruante formën e njeriut.

Pra, gjithë ajo kishte qenë një mjegull, ashtu siç kemi edhe ne këtu me bollëk. Madje kemi edhe shitës të mjegullave në çdo hap. Vite me radhë na shesin mjegulla ata që blejnë vota. Por, para së gjithash ata vet kanë nevojë për mjegull ngase kështu (mos)veprat e grabitjet e tyre bëhen të padukshme. Andaj, qindra mijë të rinj nga këtu u zhdukën në mjegull, pasi iu humb e drejta në ekzistencë, vetbesim e shpresë. S’ka asgjë ma tragjike se vrasja e së drejtës në shpresë. Do nga këta atentator të ardhmërisë, nga asgjë që kishin, brenda natës bënë çdo gjë. Edhe Aladini me llambën e tij magjike t’ua ketë zili! U pasuruan me vullnetin e vet e me djersën e huaj. Mu këto persona bënë për gjithë ne tjerët që demokracia, sundimi i së drejtës, ekonomia, shëndetësia, arsimi, profesionalizmi të na shndërrohen në mjegull. Tani biznesi me shitjen e mjegullave na është bërë dega më fitimprurëse në shtet e popull, sepse akoma ka blerës me mendje të mjegullt. Mjegullat shkojnë bashkë me erën, a ndër këta persona ka shumë nga ata që gjithëherë kthejnë andej kah fryn era.

Shumë shtete për tridhjetë vite kanë trefishuar zhvillimin e tyre, kurse te ne as që shifet dritë nga mjegulla e dendur. Si duket çelësi i shpëtimit tonë ka bllokuar në dyert e ndryshkura mesjetare të një mentaliteti poashtu mesjetar. Tri dekada asesi të bëhen hapa të reformuara, pasi besimi më shumë u jepej mentaliteteve të deformuara, të cilët të vetmin talent kanë mjegullimet politike e finasiare. Ata madje çdo humbje të popullit e përjetonin si sukses të vetin. Kaluan vite e dekada, i gjithë rajoni eci përpara pos Maqedonisë së Veriut që ka humbë rrugën në oborin e vet. A dekada me radhë lëvdohen me projekte, madje edhe ekzodin e përmasave historike e kanë shpallur për projekt të suksesshëm, pasi paska qenë një “trend aktual” i lëvizjes së njerëzve nëpër botën e globalizuar. E pasi qenka ashtu, përse ne aq masovisht shkojmë kahmos kurse askush s’vjenë këtu?! Tragjedia historike qëndron në ate se ne shqiptarët e Maqedonisë së Veriut detyrohemi të shkojmë në jug, perëndim apo lindje që të ekzistojmë, pasi dikush këtu për shumë vite me do refrene të idealeve të mëdha na e vrau ekzistencën e vogël! Tani shqiptarët e këtuit shpërngulen rreth katër here më tepër se mesatarje ballkanike, madje edhe se bashkëatdhetarët tanë këtu. Demografët thuajnë se po të merret kriteri “popullate rezidente”, ne me gjasa jemi dukshën nën cenzusin kushtetues prej 20 për qind! Shtetas jemi plotë, por shumica dërmuese kërkuan fatin jashtë, pasi këtu jetën ua bënë fatkeqësi! Dikush këtu, duke kënaq apetitet e ulta personale e partiake, për shumë rini bëri që ky shtet të shndërrohet në vend të deprimuar për të jetuar?! A formula për një jetë ndryshe është tejet e thjeshtë – ide, ekspertë, projekte. Por, kot nëse gjithë kohën jetoni në shoqëri me vetknaqësinë. Vite me radhë u lëvduan për ate që është prapa dhe humbën rrugën për ate që është përpara.

Përgjithësisht, nga këso mentaliteti Maqedoninë e tejkaluan të gjitha shtetet e rajonit, madje edhe ato që ishin tri dekada pas saj (Shqipëria e Bullgaria). Ekspertët thonë se privatizimi tejet i kriminalizuar menjëherë pas pavarësimit të shtetit do të na kushtojë një shekull vuajtje, sepse krijoi një strukturë të fortë kriminale, e cila vështirë se hiqet qafe. Madje edhe këta shumë vite të pas-konfliktit sikur na treguan se gjaku e morali i shumëkujt paskan më pak vlerë se paraja në xhepin e dikujt. Përgjegjës për këtë janë ata që i kanë bërë, por gjyhnatarë jemi të gjithë ne që kemi heshtur.

Fakt është se pushteti i kaluar na varrosi me shumë llopata arkeologjike duke glorifikuar një të kaluar të rreme që të fsheh të vërtetën e tanishme. Kurse faktorët kyq të qeverisë së fundit sikur s’patën fuqinë e duhur të na nxjerrin nga humnera. Madje disa nga këta që i quajmë “tanët” sikur u talentuan që akoma më thellë të zhyten e të na zhytin. Këta ndër vite mirë na kanë mësuar se e mira për ne do del në sipërfaqe, por pasi të mbytet! Andaj, përgjithsisht nuk është për t’u çuditur që jemi i vetmi shtet në rajon që me kaq pak banorë e me kushte ideale për zhvillim të bujqësisë moderne, akoma importojmë ushqim me vlerë prej mbi 800 milion euro në vit. Kjo punë është mëkat nga Zoti. Ka të thëna se një ekspert kinez paska deklarua se po ta kishin këte vend do të kishin ushqyer 50 milion banorë. Ne fakt, Tajvani kinez është gati sa Maqedonia me territor, por ushqen rreth 23 milion banor me katër herë standard më të lartë se tonin. Por, akterët kyq të ktuit, por edhe vet ne ndër dekada sikur s’mundemi apo s’duam ta kuptojnë se për çka shërben pushteti. Pushteti është një argat i paguar nga partoni (populli) që ta kryen punën e besuar. Nëse ate s’e bënë si duhet, patroni menjëherë e dëbon. Këta argatët tanë me vite dëshmojnë se s’kanë kapacite as për ide e as për projekte, madje as për instrukcione elementare për individë e kompani!

Andaj, Maqedonia vazhdon të mbetet i vetmi vend në Europë që akoma s’ka ide elementare për zhvillim. Madje edhe ata pak ekspertë që kanë ndonjë peshë, shpesh janë të papërfillshëm. Maqedonia në vitet e nëntëdhjeta ishte e dyta në rajon për nga zhvillimi, tani ka përfundua e fundit. Atëbotë, në Kroaci e BeH zhvillohej luftë, Mali i Zi e Kosova s’ishin shtete në vete, kurse Serbia nga sankcionet ekonomike ishtë e gjunjëzuar. Pas viteve, tani Kroacia është pjesë e UE-së. Bosna që për katër vite ishtë shkatëruar tani ka një tempo të mirë zhvillimi. Mali i Zi po bën hapa gjigant zhvillimor. Shqipëria që ishte gati tri dekada pas Maqedonisë, tani më na ka tejkaluar. Madje edhe Kosova që ka jo shumë vite pavarsi, me gjithë hendikapet, përsëri ecë përpara. Vetëm Maqedonia mbetet si një ujdhesë e shkretë, të cilën s’e preferojnë për jetesë as ata që lindën e u rritën në te! Ajo vahdoi të mbetet nënë për gjyhnatarë, kurse njerkë për gjithë njerëzit e mbarë.

Korona, shpresojmë se do shkojë, a momenti është që edhe do virusë të tjerë që për dekada na kanë mbyllur apo dëbuar poashtu të shkojnë, por dhashtë Zoti përgjithmonë. Nëse atyre nuk u ndihmojmë që të shkojnë atje ku duhet, me siguri se ne do të vazhdojmë të shkojmë atje ku s’duhet. Edhe ashtu pak kemi mbetur! Ndër vite na premtuan histori dhe ja na çuan mu atje. Është moment i fundit ta heqim mjegullën, por së pari nga sytë tanë. Ka diçka që quhet dinjitet elementar njerëzor. Nëse jo te ata, së paku duhet tek ne. Dhe të pushojmë  të krenohemi me persona që bota normale turpërohet.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close