“Civil”: Problemi me dezinformimin gjatë koronavirusit nuk e anashkaloi Maqedoninë

Arritjet pas rënies së regjimit në fushën e forcimit të lirive të mediave janë të dukshme, por shoqërohen me një seri dobësish dhe sfidash, thekson organizata për të drejta dhe liri të njeriut “Civil”, njofton Observatori Mediatik, transmeton Portalb.mk.

“Dobësitë dhe sfidat janë pasojë e tendencave me karakter më të gjerë rajonal dhe global, por jo një pjesë e vogël e tyre janë subjektive për nga natyra. Në nivel global, pandemia e koronavirusit ka shkaktuar lëvizje tektonike në fushën e lirisë së shprehjes dhe informacionit. Masat për përballje me pandeminë në të gjithë botën i kanë vënë në rrezik të drejtat dhe liritë e njeriut, veçanërisht në disa pjesë të botës, ku ato tashmë kanë paraqitur një sfidë serioze”, thonë nga “Civil”

Ata shtojnë se pasojat e kufizimit të të drejtave dhe lirive për të parandaluar përhapjen e koronavirusit teksa do të ndjehen në të gjithë botën.

“Veç kësaj, recesioni i thellë që tashmë po e trondit botën do të kontribuojë në erozionin e mëtutjeshëm të respektimit të të drejtave dhe lirive të njeriut, dhe kështu edhe në kufizimin e të drejtës për liri të shprehjes dhe informimit.” Paralelisht me pandeminë, me ritëm edhe më të shpejtë u përhap edhe infodemia. Në periudhën e kaluar, në bazë të monitorimit afatgjatë, “Civil” disa herë në vazhdimësi ka konstatuar dhe e ka alarmuar publikun se infodemia nuk e anashkaloi as Maqedoninë e Veriut. Lajmet e rreme, dezinformatat dhe gjuha e urrejtjes janë armë në propagandën e partive të caktuara politike dhe qendrave të nëntokës kriminale politike, që synojnë të minojnë besimin e qytetarëve në sistemin e kujdesit shëndetësor dhe në institucionet në përgjithësi. Media luan një rol të madh në përhapjen e këtyre kërcënimeve hibride kundër demokracisë”, është vlerësim i kësaj organizate.

Ata shtojnë se mosndëshkimi për sulme ndaj mediave profesionale dhe punonjësve të mediave ishte gjithashtu një problem i madh.

“Gjuha nxitës në rrjetet sociale shumë shpesh lind nga prodhimi mediatik i strukturave të caktuara politike, afariste dhe kriminale në vend. Mungesa e reagimit të duhur nga institucionet përkatëse i inkurajon këto qendra vetëm të intensifikojnë veprimet e tyre shkatërrimtare. Kjo e kërcënon interesin publik, e veçanërisht i rrezikon punonjësit profesionistë mediatikë. Punonjësit mediatikë po përballen me një sërë sfidash tjera, nga të cilat më i dukshmi është problemi kronik me nivelin e të ardhurave, që është pasojë e situatës ekonomike në vend dhe më gjerë, por edhe mungesa e masave për të stimuluar punën profesionale të mediave”, kanë shtuar nga atje.

Ky tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizon Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis“, me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni“. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.

Ky tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizon Fondacioni për Internet dhe Shoqëri “Metamorfozis“, me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e Hapur” – Maqedoni“. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e Hapur” – Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button