fbpx

RTM paska nevojë edhe për 469 punonjës tjerë, aktualisht janë të punësuar 755 persona (Infografik)

Radiotelevizionit të Maqedonisë (RTM) i mungojnë 469 punonjës, sipas Rregullores së fundit për sistematizimin e vendeve të punës që i ka miratuar Këshilli programor i RTM-së në seancën e mbajtur më 23 prill të këtij viti. Për realizimin e detyrave të punës në shërbimin radiodifuziv publik, është përcaktuar se nevojiten 1.224 ekzekutorë, ndërsa aktualisht në këtë shtëpi janë të mbushura 755 vende pune, shkruan Observatori Mediatik, transmeton Portalb.mk.

Të dhënat e tregojnë situatën shqetësuese me vendet e zbrazëta, gjë që është veçanërisht evidente te gazetarët. Nga gjithsej 407 gazetarë që duhet të jenë të punësuar në të gjitha kanalet radiotelevizive në RTM, të zbrazëta janë 202 vende pune. Vihet re se redaksitë ditore, si dhe ato për ekonominë, janë relativisht të plotësuara në të gjitha kanalet, por që mungojnë gazetarë në shumë redaksi tjera.

Nga Rregullorja për sistematizimin e vendeve të punës mund të shihet se ka mungesë të gazetarëve në redaksitë, arsimin e përgjithshëm, programin e përpunuar, fëmijët dhe të rinjtë, programin artistik-dokumentar, programin dokumentar të huaj dhe vendas, programin argëtues, dramë dhe film, kulturë dhe art, redaksia shkollore. RTM ka mungesë të gazetarëve të punësuar si në kanalet që prodhojnë një program në gjuhën maqedone, ashtu edhe në ato që prodhojnë programe në shqip, turqisht, gjuhën rome, vllahe, boshnjake dhe serbisht.

Të dhënat tregojnë se gazetarë mungojnë në redaksitë për ueb, onlajn dhe rrjetet sociale, ndërsa mungojnë edhe 15 gazetarë edhe në rrjetin e korrespodentëve të RTM nga brendësia e vendit. Duhet të theksohet se servisit radiodifuziv publik i mungojnë edhe vende tjera pun për prodhimin e programeve, siç janë kameramanët.

Krahas mungesës së vendeve të punës, RTM është po përballet me rënie të të ardhurave totale vjetore për pesë vitet e fundit. Vitin e kaluar, servisit radiodifuziv publik ka gjeneroi të ardhura totale prej 15.1 milionë euro, ose rreth 5.7 milionë euro më krahasuar me vitin 2015. Ajo që duhet të shqetësojë veçanërisht është paralajmërimi i menaxhmentit të RTM se gjatë vitit 2020ata nuk do të jenë në gjendje të realizojnë punësime.

Ky tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizon Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis“, me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni“. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.

Ky tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizon Fondacioni për Internet dhe Shoqëri “Metamorfozis“, me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e Hapur” – Maqedoni“. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e Hapur” – Maqedoni.
Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close