Rama: Të mbyllim kapitullin e rrenave, të nisim bashkëpunimin

Gjatë një takimi me personat me aftësi të kufizuar kryesocialisti Edi Rama premtoi për ta shfuqizimin e ligjit që sipas tij i zhveshi ata edhe nga të drejtat që kishin. 

“Në 100 ditët e para të qeverisjes do shfuqizojmë ligjin që ju zhveshi nga të drejtat. Problemi juaj më i madh sot është shurdhëria e pushtetit. Në 100 ditët e para të qeverisjes sonë do publikojmë një akt të gjithpërfshirjes në procesin ligjvënës për të gjitha grupet e interesit, për projektligjet në fjalë. Ne do garantojmë përfaqesimin demokratik për peronat me aftësi të kufizuara duke i garantuar se procesi i ligjbërjes do jetë i konsultuar me ju”, tha Rama. 

Kreu i PS-së u shpreh ndër të tjera se kjo kategori është sot më e prekur nga kriza që prek të dobëtit e mbron të fortët. 

“Ne propozojmë një rrugë të re, për t’i dhënë fund një kapitulli ku gjërat nuk shkojnë ashtu siç duhet, për të nisur një kapitull ku gjërat bëhen duhe bashkëpunuar me ju”, tha ai. 

Kryesocialisti nuk kurseu akuzat ndaj qeverisë, ndërsa tha se është koha t’i jepet fund rrenave./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button