Incident me një helikopter policor në Aeroportin e Shkupit, nuk ka viktima

Sot në mëngjes në Aeroportin e Shkupit ka ndodhur një incident gjatë uljes së një helikopteri policor. Në incident nuk ka persona me lëndime serioze, njofton Portalb.mk.

Nga MPB thonë se vetëm një person ka marrë lëndime të lehta.

“Sot rreth orës 11:30, është paraqitur se në platformën e vjetër në afërsi të Stacionit “Aeroporti Ndërkombëtar Shkup” prej kur është mbushur me karburant, helikopteri i MPB-së M 17, tani për tani për arsye të panjohura, gjatë fluturimit është rrëzuar. Në të kanë qenë pesë persona. Sipas informatave të para, një person është me lëndime të lehta”, thonë nga MPB.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button