RMV, Prokuroria Publike propozoi të dënohen 30 persona të cilët nuk kanë respektuar orën policore

Prokuroria Themelore Publike Shkup sot parashtroi propozime  për dhënie të urdhëresave ndëshkuese kundër 30 personave për vepër penale – Mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë, informuan nga Prokukuroria Themelore Publike Shkup.

“Të akuzuarit  nuk e kanë respektuar Vendimin e ndalesës dhe regjimin e veçantë për lëvizje të popullatës, dhe gjatë orës policore janë zënë duke qarkulluar në  lokacione të ndryshme  të qytetit, pa leje”, theksuan nga Prokuroria.

Prokuroria Publike për të gjithë të akuzuarit  propozoi  të caktohen dënime në para  në vlerë prej 100 gjobave ditore, me ç’rast  një gjobë ditore do të jetë në vlerë prej  20 euro në kundërvlerë të denarit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button