Trump: Kemi besim, në fund të vitit do të ketë një vaksinë për CoVid-19

Presidenti amerikan Donald Trump në një intervistë për Fox News ka thënë se “Ne kemi shumë besim se do të kemi një vaksinë deri në fund të vitit”.

Në fakt kjo deklaratë përbën një kthesë të fortë në qëndrimet e Trump i cili në fillim të 2020 nuk e përfillte fare rrezikun nga COVID-19, më pas tha se do të ikë me ngrohjen e motit kurse tani edhe ai mesa duket shpreson në një vaksinë, transmeton TCH.

Dr. Anthony Fauci, eksperti më i lartë i sëmundjes infektive të vendit, i tha NBC të enjten se është e mundur që mund të ketë një vaksinë nga fillimi i vitit të ardhshëm.

Disa nga vendet më të zhvilluara në botë si Britania, Australia, Holanda, Gjermania po zhvillojnë vaksina por që duan muaj që të dalin në konkluzione.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button