Mali i Zi asnjë të infektuar të ri me koronavirus, u shënua viktima e 8-të

Autoritetet shëndetësore thanë, të dielën, se në Mal të Zi, ditëve të fundit, nuk ka asnjë rast të ri të infektuar me koronavirus pas më shumë se 150 testeve të bëra.

Autoritetet, vunë në dukje se 4 pacientë janë shëruar duke e çuar në gjithsej 249 numrin e përgjithshëm të të shëruarve. Edhe në Komunën e Tuzit në Malësi nga 37 personat e infektuar, 36 tashmë janë shëruar, ndërsa një person është në fazën e shërimit dhe në gjendje të mirë. Autoritetet shëndetësore njoftuan se një 63 vjeçar e humbi jetën, të shtunën mbrëmje vonë, duke e çuar në 8 numrin e përgjithshëm të të vdekurve nga koronavirusi në Malin e Zi, transmeton VoA.

Drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Dr. Boban Mugosha tha se rezultati i mirë në parandalimin e përhapjes së COVID-19 tregon se sistemi shëndetësor ka reaguar me kohë. Ai tha se këtij suksesi i ndihmuan edhe qytetarët, të cilët reaguan në mënyrë të duhur dhe duke respektuar rekomandimet e autoriteteve.

Masat e para parandaluese në Mal të Zi janë vendosur më 10 mars, kur autoritetet shëndetësore vendosen ndalimin e udhëtimit në vendet më të prekura nga koronavirusi, ndërsa pas shfaqjes së rastit të parë të infektuar me COVID-19 masat kufizuese kanë ardhur duke u shtrënguar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button