Një muaj nga heqja e taksës, Kosova importoi nga Serbia 12.4 milionë euro mallra

Prej fillim prillit tregtia mes Kosovës dhe Serbisë ka rifilluar pa taksën 100% dhe rezultati është se janë importuar 12.4 milionë euro.

Nga Serbia, Kosova ka importuar grurë, misër për farë, miell prej gruri të zakonshëm, ushqime për kafshë, preparate jorefrakatare sipërfaqësore për fasada, mure të brendshme, dysheme, tavane, spango lidhëse apo ambalazhuese, kontejnerë prej alumini me kapacitet më pak se 50 litra, pllaka, fleta, filma prej plastike, celularë, kuti dhe artikuj të ngjashëm të plastikës, paleta të tjera prej druri si dhe tuba me skesion katror ose trekëndësh, transmeton BalkanWeb.

Por fitimi është se në periudhën 1 prill- 26 prill Dogana e Kosovës ka çuar në arkën e shtetit 1 milionë euro nga taksat e mbledhura prej mallrave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button