Alternativa: Liria e Shtypit është e drejtë fundamentale dhe barometër i demokracisë

Dita Ndërkombëtare e Lirisë së Shtypit, që është përcaktuar si e tillë nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, është një ditë kur gjithë bota e kthen vëmendjen kah liria e shtypit, liria e shprehjes dhe e informimit, por edhe nga puna e gazetarëve dhe angazhimi i tyre profesional.

Partia politike Alternativa përkujton këtë ditë dhe, kujton se sa është e rëndësishme për botën tonë demokratike të respektohet e drejta dhe liria e shtypit dhe, në veçanti, puna e gazetarëve, transmeton Portalb.mk.

“Duke jetuar në shtetin që për nga indeksi botëror i lirisë së shtypit nuk mund të mburret shumë, dëshirojmë që në këtë ditë edhe një herë të reflektojmë për rëndësinë e madhe që ka shtypi i lirë dhe, përgjithësisht, mendimi i lirë për ndërtimin e një shteti njëmend demokratik dhe, aq më shumë, me synime euro-integruese. Prandaj u bëjmë thirrje të gjithë faktorëve relevantë në vend që të bëjnë më shumë për këtë vlerë demokratike dhe të dalin përtej interesave të ngushta grupore e politike, për të ndihmuar bashkërisht për shëndetin e demokracisë në vendin tonë. E duke u gjendur në kushte të pandemisë, dëshirojmë edhe një herë të theksojmë se ndër heronjtë e kësaj pandemie do të jenë sigurisht edhe gazetarët, të cilët duke e vënë jetën e tyre në rrezik, vazhdojnë ta bëjnë detyrën e informimit të opinionit, duke u kujdesur – madje – edhe për shëndetin psikologjik të njerëzve”, thonë nga Alternativa.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button