Dita Ndërkombëtare e Lirisë së Medias: Kërcënimi më i madh janë dezinformatat në lidhje me pandeminë Kovid-19

Sot është 3 maji, Dita ndërkombëtare e lirisë së medias, e cila po mbahet për herë të 27 dhe çdo vit festimi i ditës shoqërohet me sfida të ndryshme. Këtë vit kemi të bëjmë me përhapjen e pandemisë Kovid-19 dhe në këtë moment qasja ndaj raportimit dhe informacionit të besueshëm është edhe më kritike.

Fondacioni Metamorfozis shpreh falënderime për të gjithë kolegët gazetarë, miqtë, partnerët dhe donatorët për mbështetjen e tyre në mbrojtjen e lirisë së medias dhe sigurimin e një qasjeje të hapur, të sigurt dhe të barabartë tek informacionet të cilave mund t’iu besohet edhe onlajn dhe oflajn në këto kohë kritike, transmeton Portalb.mk.

Me rastin e Ditës së sotme ndërkombëtare të lirisë së medias – 3 maji, Sekretari i përgjithshëm i KB Antonio Guteresh bëri thirrje për mbrojtje më të madhe të gazetarëve, duke theksuar se ata po sigurojnë një antidot për pandeminë e dezinformatave që po e shoqëron krizën e shkaktuar nga përhapja e koronavirusit.

Siç thekson UNESCO, sfidat kryesore me të cilat përballet gazetaria këtë vit janë dezinformatat në lidhje me koronavirusin.

Republika e Maqedonisë së Verut nuk është aspak imune ndaj zhvillimeve të tilla, përkundrazi, vala e madhe e dezinformatave në lidhje me Kovid-19 është jashtëzakonisht e lartë në mediat dhe rrjetet sociale të Maqedonisë. Është në atë masë që mund të çojë në përhapjen e infeksionit dhe të shkaktojë viktima të panevojshme për ata qytetarë, të cilët u besojnë dhe i ndjekin këshillat e pabazuara dhe joshkencore nga kuazi mjekë të ndryshëm që po shpërndahen nëpër media joprofesionale dhe mijëra profile të mediave sociale.

Fondacioni Metamorfozis i ka parë prej kohësh pasojat negative që mund të vijnë nga kjo valë dezinformatash si dhe nevojën për informacione të sakta, të verifikuara dhe të besueshme, gjë që në kohën e pandemisë Kovid-19 doli të ishte jashtëzakonisht i rëndësishme. Gjatë dekadës së fundit, Metamorfozis ka zhvilluar program të pasur mediatik që vitet e fundit u rrit në një pjesë të veçantë të punës së fondacionit e shënuar si Media për demokraci. Qëllimi është të sigurojmë informacione për publikun të bazuar në fakte. Kjo e përfshin punën në fushën e edukimit për arsimim mediatik dhe zhvillimin e mendimit kritik përmes Krithink, më pas kontrollimin e fakteve të mediave përmes proverkanafakti.mk, llogaridhënien dhe transparencën përmes vërtetmatësi.mk (vistinomer.mk), si dhe raportimin e saktë dhe të verifikuar, analizën e të dhënave dhe vizuelizimi përmes meta.mk dhe portalb.mk.

Ndonëse liria e mediave në vend sipas matjeve nga organizata ndërkombëtare joqeveritare “Reporterët pa kufij” në vitet e fundit është përmirësuar, pra nga vendi i 118 në botë, Maqedonia e Veriut është ngritur në vendin e 92ë këtë vit,  megjithatë për të arritur qëllimin e dëshiruar mbetet të bëhet shumë punë ende.

Hulumtimi për reformat ne sektorin në media, që e realizoi Metamorfozis, ka identifikuar probleme në reformat mediatike në katër fusha kryesore:

Nuk ka strategji për sektorin e mediave dhe nuk janë shprehur synime për përgatitjen e një strategjie të tillë;

Nuk ka vullnet të mjaftueshëm politik te të gjithë aktorët politikë relevant si në qeveri ashtu edhe në opozitë që të distancohen plotësisht nga ndikimi mbi politikën redaktuese të mediave;

Reformat në sektorin e radiodifuziv publik, kryesisht në Shërbimin publik RTM / RTN dhe agjencinë rregullatore ASHMAAV nuk po zbatohen, megjithëse parakushtet ligjore janë realizuar më shumë se një vit më parë;

Kërkesa nga vetë mediat, transmetuesit e mëdhenj privatë, por edhe gazetat dhe portalet, që të marrin në mënyrë selektive financa ose subvencione të tjera direkt nga buxheti, nga vetëqeverisja lokale ose nga ndërmarrjet publike ose ndërmarrjet aksionare në pronësi shtetërore ose të përzier.

Fondacioni për internet dhe shoqëri Metamorfozis, si pjesë e angazhimeve të tij për media të lirë, të pavarura dhe profesionale, beson se alokimi i drejtpërdrejtë i fondeve publike i vë mediat në një gjendje të dëmtojnë pavarësinë redaktuese dhe lirinë mediatike, drejt çrregullimit të integritetit dhe drejt ndikimit të rritur politik. Ndihma financiare shtetërore për median nuk duhet të sigurohet përmes alokimit të drejtpërdrejtë të fondeve, por ndihma duhet të ofrohet në mënyra të tjera, të tilla si ulja e tarifave të taksave dhe lirimi i shpenzimeve për  punësim të gazetarëve dhe duhet të dedikohet vetëm për gazetarinë profesionale cilësore pavarësisht a bëhet fjalë për media të shtypur, elektronike apo media onlajn.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button