Kovid spitali i parafabrikuar për montim që u ndërtua për vetëm 14 ditë prej “Brako” nga Velesi, do të mbetet si qendër urgjente e klinikës infektive

Spitali i parafabrikuar pranë Klinikës për sëmundje infektive në Shkup u ngrit për vetëm 14 ditë, megjithëse afati i realizimit ishte 21 ditë. Tani do të përdoret si KOVID qendër, ndërsa në të ardhmen si qendër urgjente e Klinikës për sëmundje infektive, ku së pari do të bëhet përzgjedhja e pacientëve për të dërguar në repartet përkatëse, thonë nga Ministria e shëndetësisë.

Tendat pranë Klinikës për sëmundje infektive, që u ngritura nga ARM si spital terreni, janë vetëm zgjidhje e përkohshme.

Kompania nga Velesi- Brako, e cila ndërtoi spitalin e parafabrikuar, tha që dëshironte të tregonte se edhe ne mund të ndërtojmë një KOVID qendër në kohë rekord, si në vendet tjera të përparuara në aspektin teknologjik, transmeton SDK.mk, përcjell Portalb.mk.

Në Vuhan, epiqendra e pandemisë së koronavirusit, autoritetet kineze ndërtuan një spital të parafabrikuar brenda 10 ditësh, e pastaj spitale të tilla ndërtuan edhe vende tjera të prekura nga pandemia.

“Megjithëse kishim afat prej 21 ditësh, për ne ishte sfidë që të ndërtonim KOVID Qendrën në kohë rekord. Me organizim të mirë, e të nxitur nga dëshira për ta vënë në funksion objektin sa më shpejt që ishte e mundur, në mënyrë që sistemi shëndetësor të forcohet në përputhje me nevojat aktuale – ne e prodhuam dhe instaluam me sistemin “çelës në dorë” për 14 ditë. Kur vendet e tjera përparuara në aspektin teknologjik treguan se industria mund të reagonte shpejt në raste urgjente, ne deshëm të tregojmë që edhe ne mundemi. “Prodhimi dhe realizimi i shpejtë është falë ekipit të përkushtuar në Brako – inxhinierë dhe punëtorë, si dhe teknologjinë shumë të sofistikuar që kemi përdorur gjatë ndërtimit”, tha Aleksandar Naumov, drejtor i departamentit të konstruksione metalike përgjegjës për projektin.

Menaxhmenti i “Brako”, siç tha Naumov, hoqi dorë nga profiti, i udhëhequra nga solidariteti me gjendjen e jashtëzakonshme, si dhe për shkak të faktit se spitali është donacion.

Qeveria zvicerane ka dhuruar 200.000 franga zvicerane për ndërtimin e spitalit.

Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe tha se me spitalin modulare për manovrim afër Klinikës për sëmundje infektive në kohën më të shkurtër të mundshme u dyfishuan kapacitetet e institucionit dhe janë siguruar dhoma për shtretër spitalorë, ambulancën dhe hapësirën për ndarje të pacientëve, dhomat e pushimit për stafin, tualete për pacientët dhe stafin, gardëroba dhe dhomë për takime.

” Tërë strukturën e kemi lidhur me ‘lidhje të ngrohtë’ me ndërtesën e Klinikës për sëmundje infektive, ndërsa në periudhën në vijim do ta pajisim atë me pajisjet e nevojshme jo mjekësore. “Me këtë po e amortizojmë ngarkesën e mundshme të klinikës dhe po i japim personelit mjekësor mundësinë që të marrin vendime përkatëse për shpërndarjen e burimeve të tyre në luftën kundër parandalimit dhe mbrojtjes së koronavirusit”, ka shkruar Filipçe në Facebook.

Spitali i parafabrikuar do të ketë një kapacitet prej 72 shtretërve. Tendat ushtarake u vendosën në një kohë kur nuk dihej nëse kapaciteti i Klinikës për sëmundje infektive, repartet e sëmundjes infektive nëpër spitale në të gjithë vendin dhe Spitali i Përgjithshëm i Qytetit “8 Shtatori” do të ishin të mjaftueshme për të akomoduar të gjithë ata që do të kenë nevojë për trajtim spitalor. Sipas të dhënave më të fundit nga Qendra e shëndetit publik, në Klinikën për sëmundje infektive janë hospitalizuar 39 persona, ndërsa në SPQ “8 Shtatori” ka 23 pacientë me KOVID-19.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button