Kundërspin: Xhaferi harron që Gjykata Kushtetuese tashmë vlerësoi se mandati i deputetëve mund të vazhdohet

Gjykata Kushtetuese e RMV-së në vitin 2016, me iniciativë të Talat Xhaferit ka vlerësuar mandatin e deputetëve në Kuvend, gjegjësisht për vendimet e atëhershme për shpërbërjen e shtyrë, me çka u vlerësua (edhe atë dy herë në të njëjtin vit), se mandati mund të vazhdojë vetëm në kushte të gjendjes së luftës ose gjendjes së jashtëzakonshme. Sipas kësaj, deklaratat që thirrja e seancës së përbërjes aktuale do të ishte puç, është e vërtetë e shtrembëruar, gjegjësisht spin.

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, dha deklaratë në opinion në të cilën shihet shtrembërim, gjegjësisht, spinim:

Nuk ka mundësi për mbledhje të përbërjes parlamentare të shpërbërë. Kuvendu mund të kthehet vetëm në zgjedhjet e ardhshme, deklaroi Kryeri i Kuvendit Talat Xhaferi për “Click plus” në TV 21. Xhaferi shprehet se çdo mënyrë tjetër përveç pas zgjedhjeve për seancë në Kuvend është tentim për puç. Ai shtoi se është ushtruar shtypje mbi të për thirrje të deputetëve dhe për seancë në Kuvend, por sip thotë ai, “sa i përket Kuvendit, ka përfunduar”. 

“Me 16 shkurt çdo deputet votoi për ndërprerje të mandatit. Kuvendi do të mblidhet pas zgjedhjeve të ardhshme”, tha kryetari i Kuvendit, duke komentuar iniciativën për thirrjen e shtëpisë së legjislacionit. 

[Burimi: РRSE – =Click plus /ТV21 – Deklarata e Xhaferi-t  – data: 27.04.2020]

KUNDËRSPIN:

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, pas katër ditësh pa qëndrim për iniciativën e mbi 30 deputetëve për thirrje të Kuvendit të shpërbërë të RMV-sl, deklaroi që një iniciativë e tillë është kundër kushtetutëse dhe se shtypjet për mbajtjen e seancës në Kuvend janë të barabarta me puç, duke gjykuar sipas argumenteve të vet Gjykatës Kushtetuese, kjo deklaratë protokollohet si spin. 

Më saktë, pikërisht Gjykata Kushtetuese e RMV-së ka dhënë vlerësim për këtë çështje – nëse mund të vazhdohet mandati i deputetëve në Kuvend. Vendimi, më saktë një vendim dhe një zgjidhje, të miratuara në maj të vitit 2016 edhe atë pikërisht me iniciativë të vet Talat Xhaferit, atëherë deputet nga radhët e BDI-së. Ai atëherë kontestoi vendimin e Kuvendit të 23.02.2016 që të vazhdoj veprimtarinë pas shpërbërjes së Kuvendit, me të cilin është punuar deri me 07.04.2016.

Në maj të atij viti, Gjykata Kushtetuese, së pari me 18 maj, mori Vendim (104/2016-00) që të zbatohet procedurë për vlerësimin e kushtetutshmërinë së Vendimit për shpërbërje të Kuvendit prej 18.01.2016 dhe Vendimin për ndryshim të atij Vendimi me 23.02.2016…

Pas kësaj, në seancën e Gjykatës Kushtetuese me 25 maj të vitit 2016, është miratuar vendim (Y. br. 104/2016-1), me të cilin shfuqizohen vendimet e Kuvendit.

Vendimi është arsyetuar në 10 pika. Por, për të kuptuar problemin për të cilin elita politike e kontestojnë në opinion, ndërsa Xhaferi doli edhe me qëndrim që thirrja e seancës së re do të ishte kundër kushtetutës, duhet të shihet arsyetimi i Gjykatës Kushtetuese në pikë 8 të arsyetimit.

Pika 8, paragrafi 3 i Vendimit të Gjykatës Kushtetuese   në të cilin shfuqizohet vendimi për shpërbërje të Kuvendin me veprimtari të vonuar:

Në Kushtetutë nuk është vërtetuar se mandati i deputetëve në Kuvend të vazhdojë në rast të shpërbërjes së Kuvendit, as nuk është paraparë një rast i tillë që ata të vazhdojnë me veprimtarin. Sipas kësaj, nuk mund të ketë vonesa në shpërbërjen e Kuvendit, dhe me këtë edhe humbje të vonuar të mandatit të deputetëve. 

 

Pika 8, paragrafi 6 i Vendimit të Gjykatës Kushtetuese:

Sipas nenit 63 paragrafi 2 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë afati i shkurtuar për zgjedhje të parakohshme parlamentare (60 ditë) nuk duhet të ketë vonesa, ndërsa mandati i deputetëve nuk mund të vazhdojë në rast të shpërbërjes së Kuvendit, përjashtuar kushtet e të caktuara në nenin 63 paragrafi 4 i Kushtetutës, ku Gjykata vërteton se duke vepruar të kundërtën shkelet neni 63 paragrafi 3 dhe 4 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë.

Kushtet e caktuara në nenin 63, paragrafi 4 për të cilat ka diskutuar Gjykata Kushtetuese janë gjendja e luftës dhe gjendja e jashtëzakonshme:

Kushtetuta e RMV-së, neni 63, paragrafi 4: 

Mandati i deputetëve në Kuvend mund të vazhdojë vetëm në rast gjendje lufte ose gjendje të jashtëzakonshme. 

Prej mendimit të nxjerrë për vlerësimin e kushtetutshmërisë, të dhënë nga vet Gjykata Kushtetuese rreth mandatit të deputetëve, është tërësisht e qartë që Gjykata ka konstatuar se me Kushtetutë nuk është paraparë që mandati i deputetëve të vazhdojë jashtë paragrafit të parë të nenit 63, i cili thotë se mandati zgjat 4 vite nga dita e konstruktimit të Kuvendit, përveç në kushtet të caktuara në paragrafin 4 të të njëjtë nen, që janë gjendja e luftës dhe gjendja e jashtëzakonshme. 

Në fund, kjo nuk ka qenë hera e parë që gjykata Kushtetuese të vlerësojë mandatin e deputetëve. Qëndrimet e njëjta të Gjykatës Kushtetuese që mandati mund të vazhdojë vetëm në gjendje lufte ose gjendje të jashtëzakonshme, mund të gjenden edhe në vendimin e Gjykatës Kushtetuese U.93/2016, si dhe në qëndrime e gjykatësve kushtetues Natasha Gaber-Damjanovska, Sali Murati dhe Ismail Dardhishta (të gjithë sipas lëndës U.br. 9/2016), po ashtu, vendimi i Gjykatës Kushtetuese e cila është lidhur me mandati e deputetëve.

Fundja, Talat Xhaferi akoma është kryetari i Kuvendit dhe në këtë pozicion është thirrur në  seancat e Këshillit për siguri, akoma i kryen punët në Kuvend dhe ligjvënësi pa nevojë ka paraparë që deputetët të marrin rrogë deri në zgjedhjen e përbërjes së re në Kuvend.

Për shkak të argumenteve të thëna më lartë, të cilat i vërtetuam edhe në bisedime me një pjesë të autoriteteve kushtetuese-ligjore, mund të vlerësohet se qëndrimet e Xhaferit, se tentimi për thirrje të seancës ka qenë puç dhe se gjërat në Kuvend kanë përfunduar kur deputetët u shpërndanë “me çka e kanë kthyer mandatin te qytetarët”, janë deklaratë ku shtrembërohet e vërteta, gjegjësisht paraqesin spin.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Burimi: VERETMATES

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button