Kuçuk: Dera për Maqedoninë Veriore në BE tashmë është e hapur, më 6 maj pres deklaratë ambicioze

Është mirë çështjet historike t’ua lëmë historianëve dhe nëse politikanët nuk e bëjnë atë që është e nevojshme, atëherë historia do t’i gjykojë ata, tha eurodeputeti Ilhan Kuçuk në një intervistë për EURACTV Bullgari.

– Përfaqësuesit e institucioneve evropiane kanë thënë gjithmonë se Marrëveshja për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim midis Republikës së Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, duhet patjetër të respektohet, njëlloj sikurse Marrëveshja e Prespës me Republikën  e Greqisë. Ky ka qenë gjithmonë pozicioni zyrtar edhe i Shkupit. Në të gjitha bisedimet, të dy dokumentet e theksuan suksesin e politikës së jashtme të Maqedonisë, e cila ia hapi rrugën vendit drejt NATO-s dhe BE-së. Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut janë vende fqinje, miqësore që ndajnë një histori të përbashkët, besoj, dhe një e ardhme e përbashkët në BE. Është mirë çështjet historike t’i lini në duart e historianëve. Nëse politikanët, nga ana e tyre, e nuk bëjnë atë që është e nevojshme për të vazhduar rrugën, atëherë historia do të na gjykojë. Puna ime si raportuese e PE është që, me përvojën dhe njohuritë, t’i ndihmoj Republikës së Maqedonisë së Veriut të bëhet anëtare e BE-së në një moment. E kjo është në interes të të gjithë neve, thotë ai, transmeton Fokus.mk, përcjell Portalb.mk.

Sipas tij, vendimet politike përfundimisht do të duhet të merren në bazë të çështjeve kontroverse historike. Kjo nuk parandalon njohjen e disa të vërtetave dhe fakteve të dukshme nga të dy palët. Ai na kujton të mos harrojmë se kemi një kujtesë historike që është akoma gjallë.

– Megjithëse zgjerimi është politika më e suksesshme e Unionit, vitet e fundit nuk është pranuar pa mëdyshje, në disa shoqëri të Evropës Perëndimore. Disa vende, të udhëhequra nga Franca, insistojnë që procesi i negociatave të jetë më dinamik dhe i orientuar në rezultate. Një nga propozimet e tyre ishte monitorimi i sundimit të ligjit në horizontale, përkatësisht që nga fillimi i procesit të negociatave e deri në përfundimin e tij. Gjithashtu mundësia për të hapur secilën klaster (kapitull të bisedimeve – sipas formulimit të vjetër) sa herë që ka devijim. Më këtë u hoq parimi “klasteri i mbyllur një herë është i mbyllur përgjithmonë”. Në metodologjinë e re unë shoh elementë tjera përparimtare – përfshirje prej më herët të vendeve në politikat e BE-së, pjesëmarrjen e tyre në Konferencën për ardhmërinë e BE-së. Drita e gjelbër për të filluar bisedimet e pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, mes pandemisë së koronavirusit, ka treguar se Evropa është e aftë të marrë vendime të rëndësishme në kohë krize. Për më tepër, Bashkimi Evropian po vepron me shpejtësi dhe vendosmëri drejt rajonit, duke e përfshirë atë në shumë nisma të BE-së kundër Kovid-19 dhe ndarë një shumë të paprecedentë prej 3.3 miliardë euro, sqaroi Kuçuk.

Ai shpjegon se Parlamenti Evropian e ka rol kryesor në zgjerimin e BE-së. Përveç draft kornizës dhe përgatitjes së raporteve vjetore për përparimin e vendeve kandidate, theksi është në pranimin në BE si një çështje kombëtare, në emër të të cilit partitë në Maqedoninë e Veriut janë të gatshme të lënë mënjanë dallimet e tyre. Brenda këtij formati, ndërmerren përpjekje konkrete nga forcat politike dhe ne jemi duke monitoruar zbatimin e tyre.

– Me një shumicë dërrmuese “për”, PE deklaron se zgjerimi është ndër politikat më të suksesshme që kontribuojnë për demokraci, paqe dhe prosperitet në të gjithë Evropën dhe se perspektiva e anëtarësimit në BE është një shtysë për reforma në Ballkanin Perëndimor. Me metodologjinë e ndryshuar, presim që t’i japim një impuls dhe dinamikë të re procesit të zgjerimit. Në raport theksohet nevoja për reforma dhe zgjerim të BE-së. Të dy proceset nuk përjashtohen, por plotësohen. Besoj se rekomandimet tona do të merren si bazë për takimin e ardhshëm me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe BE në Zagreb më 6 maj. “Pres që liderët e BE-së të dalin me një deklaratë ambicioze mbi të ardhmen e rajonit në BE”, tha ai.

Sipas Kuçuk, anëtarësimi në BE kërkon përfshirjen e të gjitha burimeve profesionale dhe politike në vend, si dhe mbështetje e këshilla nga miqtë. Edhe Bullgaria, edhe Maqedonia e Veriut e dinë mirë këtë.

Ilhan Kuçuk është politikan i DPS-së, anëtar i Parlamentit Evropian (EP) që nga viti 2014. Ai është nënkryetar i Komitetit parlamentar BE-Turqi dhe anëtar i Komitetit të Punëve të Jashtme të PE.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button