Bryant rekorder në suksesin e Lakers

Kobe Bryant në historinë e NBA. Ylli i Lakers me 29 pikët e shënuara në suksesin 103-87 ndaj New Orleans Hornets u bë lojtari më i ri në basketbollin amerikan që kap kuotën e 30 mijë pikëve të realizuara në karrierë.

Bryant, që këtë vit shpreson të fitojë titullin kampion me skuadrën e “ëngjëjve” kishte nevojë për vetëm 13 pikë për të arritur këtë rekord të veçantë. 34-vjeçarit iu desh vetëm një pjesë loje për të arritur objektivin e tij personal ndërsa më pas ndihmoi skuadrën në suksesin 103-87 ndaj Hornets.

Lojtarët e mëparshëm që kishin arritur këtë kuotë pikësh në karrierën e tyre kanë qënë Wilt Chamberlain në moshën 35-vjeçare, Kareem Abdul Jabbar dhe Karl Malone në moshën 36 vjecare dhe Michael Jordan 38 vjecar. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button