Maqedonia erdhi në radhë, BE-ja ndërpreu mbledhjen!

Është ndërprerë mbledhja e ambasadorëve të BE-së gjatë debatit për pikën rreth propozimit të Komisionit Evropian për përcaktimin e fillimit të negociatave aderuese për Maqedoninë.

Drejtori për zgjerim i BE-së, Stefano Sanino, vetëm prezantoi propozimin e Komisionit, pas çka filloi prezantimi i qëndrimeve të vendeve anëtare lidhur me këtë çështje, transmetoi MIA.

Takimi shpejtë është dashur të ndërpritet sepse në aspektin e kohës kaloi në ditën e sotme, ndaj grupi Koreper 2 do të vazhdojë nesër në ora 17.

Ndonëse është në nivel të lartë të ambasadorëve, në takimin vështirë do të sillet ndonjë marrëveshje lidhur me konstatimin për Republikën e Maqedoninë në Samitin e Këshillit Evropian.

Kjo mbledhje do të mbahet më 13 dhe 14 dhjetor në Bruksel. Në takimin vështirë se do të merret vendim, ndonëse shumica e shefave të misioneve të shteteve të BE-së janë për propozimin e KE-së për caktimin e datës për negociata aderuese me Maqedoninë, ndërsa Greqia dhe Bullgaria tani për tani janë kundër. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button