Metamorfozis: Kërcënim më i madh janë dezinformatat rreth Kovid-19

Sivjet po përballemi me përhapjen e Kovid-19  dhe në këtë moment edhe më kritike është qasja deri te raportimi dhe informimi kredibil, porosit Fondacioni “Metamorfozis” me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Lirisë së Mediave.

Duke u përqendruar në mesazhin e sekretarit të përgjithshëm të KB-së, Antonio Guteresh, ai bëri thirrje në mbrojtje më të madhe të gazetarëve, duke theksuar se ata sigurojnë kundërhelm për pandeminë nga dezinformatat, nga Metamorfozis” vlerësojnë se edhe vendi nuk është imun në raste të këtilla  dhe se fluksi i dezinformatave lidhur me Kovid-19 është i lartë në media dhe në rrjetet sociale, transmeton MIA.

Fondacioni konsideron se vijon edhe shumë punë në hapësirën mediatike në vend, edhe pse sipas raportit më të ri t “Reporterë pa kufij” kemi kërcim prej vendit 188 në vendin e 92-të.

Si probleme të cilat i tehkson Metamorfozis është mospasja e strategjisë për sektorin mediatik, mospasja e vullnet të mjaftueshëm politik te të gjithë faktorët politikë që të distancohen plotësisht nga ndikimi mbi politikën redaktuese të mediave,  si dhe moszbatimi i reformave në  në servisin publik radiodifuziv dhe Agjencinë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audovizuale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button