Gjuha maqedonase, Zaharieva: Nga interesi i përbashkët është ne ta pranojmë realitetin tuaj, por nuk do t’i ndërrojmë kushtet

Nga interesi i përbashkët është Maqedonia ta pranojë historinë,  ndërsa njëkohësisht ne ta pranojmë  realitetin e tyre  për momentin, thotë shefja e Diplomacisë bullgare, Ekaterina Zaharieva.

Ajo për televizionin bullgar Kanal 3 theksoi se Bullgaria  udhëheq një politikë të mençur të jashtme dhe nuk do të lejojë  të shfrytëzohet para fushatës parazgjedhore te fqinji,  por as nuk do t’i ndërrojë kushtet, transmeton MIA.

E pyetur nëse është e mundur vetoja bullgare për shkak të çështjes së historisë dhe gjuhës, theksoi se ajo nuk është në interes të Bullgarisë.

“Ne kemi pozitë të qartë në lidhje me Republikën e Maqedonisë së Veriut, gjithmonë do t’i mbështesim, vetëm nën kushte të qarta, ato nuk janë ndërruar”, deklaroi Zaharieva.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button