SPGM dhe SHGM: Gazetaria profesionale është e mirë publike e cila nuk guxon të kufizohet

Gazetaria profesionale është e mirë publike e cila nuk guxon të kufizohet, porosisin nga Sindikata e pavarur e gazetarëve dhe punonjësve mediatik (SGPM) dhe nga Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë (SHGM).

“Duke e shënuar Ditën botërore për liri të mediave – 3 maj, sot,  më shumë se kurrë  u bë e qartë vlera e  gazetarisë së pavarur dhe profesionale. Kriza e shkaktuar nga Kovid-19 i hodhi në majë parakushtet  për demokraci funksionale dhe kjo është se gazetaria duhet të trajtohet si e mirë publike, ndërsa rrjedha e informatave nuk guxon të kufizohet. Gazetaria përgjegjëse dhe  profesionale pikërisht  në këtë situatë të krizës u tregua  si e rëndësishme  në informimin e qytetarëve”, thonë nga SGPM dhe SHGM.

Bëjnë thirrje në solidaritet dhe mbështetje, para se gjithash nga opinioni, për gazetarët dhe punonjësit mediatik të cilët në dy muajt e fundit përballen  me sfida të mëdha shëndetësore, të sigurisë, financiare por edhe etike, në përpjekjen  që me rregull dhe në kohë të informojnë për ngjarjet e lidhura me pandeminë, transmeton MIA.

“Përkujtojmë se lufta kundër dezinformatave të cilat u treguan si veçanërisht të mbrojtura  në  kohë  të tilla  është i mundur vetëm me prodhimin e  informatave  të sakta dhe objektive dhe punën transparente  të Qeverisë dhe  institucioneve tjera publike. E potencojmë deklaratën për liri të shprehjes dhe informimin në kohë  të krizës nga  Komiteti i ekspertëve  për mjedis mediatik dhe reforma pranë Këshillit të Evropës në të cilin  theksohet roli i gazetarisë profesionale dhe mediave të pavarura, nevoja e “vëmendjes speciale të sigurimit të kushteve përkatëse për punën e gazetarëve, duke e përfshirë edhe mbrojtjen shëndetësore për çdo detyrë  të lidhur me koronavirusin”, citojnë nga SPGM dhe SHGM.

Sipas tyre, vendi i 92-të në raportin e “Reporterë pa kufij” edhe pse është përparim i vogël, ende është pozitë zhgënjyese dhe për atë përkujtojnë  në kërkesat e viteve të kaluara me rastin e Ditës botërore  për liri të mediave, përkatësisht reformat themelore në sektorin mediatik me qëllim të vendosjes së  kushteve për punë të gazetarëve dhe punonjësve mediatik përmes të cilëve mund të krijohet ambient për kryerjen e detyrave të tyre pa shtypje, shantazhe dhe brengë për gjendjen e tyre ekonomike-sociale.

“Potencojmë se  zvogëlimet e paralajmëruara të pagave, ose zvogëlimi i kuadros në disa media është e palejueshme,  veçanërisht në kushte  kur më shumë se kurrë  nevojitet gazetaria dhe mediat  ta luajnë  rolin e tyre  të rojtarit   të interesit publik. Pa liri të shprehjes,  media të lira dhe kritike nuk është e mundur vendosja e demokracisë  funksionale, por edhe tejkalimi i krizave si pandemi aktuale”, theksojnë nga  SPGM dhe SHGM.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button