”Google” fshin miliona reklama spekuluese mbi Covid-19

Në vitin 2019, kompania ”Google” eliminoi 2,7 miliardë reklama të dëmshme, pra më shumë se 5 000 në minutë.

”Bllokuam gjithashtu dhjetëra miliona reklama të lidhura me koronavirusin ku spekulohej me çmimet e furnizimeve mjekësore, ku bëheshin premtime mashtruese në lidhje me trajtimin ose ku promovoheshin përfitime të paligjshme të papunësisë”, deklaroi kompania, transmeton Alsat.

“Angazhimi ynë është edhe më i rëndësishëm në një kohë pasigurie me të cilën po përballemi. Kemi një ekip të dedikuar për Covid-19 i cili ka punuar për të zhvilluar teknologji të reja të zbulimit dhe për të përmirësuar sistemin tonë të ndërhyrjes për të ndaluar sulmuesit”, shpjegon ai Scott Spencer, zëvendëspresident i ”Google” për Ad Security.

”Google” ka formuar një ekip të brendshëm për kontrollin e reklamave mashtruese duke bllokuar në total 35 milionë të tilla.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button