Koja: Gratë, fëmijët, personat me aftësi të kufizuara, të margjinalizuarit, personat e zhvendosur më të goditur nga kufizimet e koronavirusit

Kufizimet të cilat dolën nga gjendja me koronavirusin kanë ndikim mbi të gjithë, por kjo është më shumë është theksuar te disa grupe të qytetarëve. Ndër më të rrezikuarit janë gratë, fëmijët, njerëzit me aftësi të kufizuara, të margjinalizuarit, si dhe personat e zhvendosur.

Këtë në intervistë për MIA-n e porositi shefi i Misionit të OSBE-së në Shkup, ambasadori Klemens Koja, i cili foli për atë si misioni po përballet me epideminë e Kovid-19.

Përveç donacioneve për policinë, për punonjësit shëndetësorë dhe gazetarët, Misioni I OSBE-së për momentin punon edhe me Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale për donacion të pakove ushqimore dhe shpërndarjen deri te viktimat e regjistruara të dhunës familjare, të cilët janë ndër më të rrezikuarit në shoqëri gjatë gjendjes së krizës.

Koja theksoi se kufizimet e lëvizjes në nivel global kanë kontribuar për rritjen e dhunës në familje, për këtë arsye Misioni i  OSBE-së, së bashku me MPPS dhe Rrjetin kombëtar kundër dhunës mbi gratë dhe dhunën familjare punojnë së bashku për përballjen me këtë sfidë.

Ai thotë se një numër I madh i ekspertëve kanë paralajmëruar se kjo krizë do ta rrisë, pabarazinë në botë, ndërsa arsimi është shembull për një pretendim të këtillë. Ambasadori Koja në intervistën për MIA-n thekson se Kovid-19 ka krijuar epidemi paralele nga dezinformatat dhe gjysmë të vërtetat.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button