Deri tani janë shëruar 852 persona nga Kovid-19, në gjashtë qytete nuk ka më raste aktive

Për momentin në vend aktive janë 572  raste të personave të sëmurë nga koronavirusi. Deri tani u shëruan 852, ndërsa vdiqën 82 persona.  Nga  16.997 testime të kryera ishin konfirmuar 1.506 raste pozitive  të Kovid-19.  Në gjashtë qytete të vendit në Dibër, Radovish, Gjevgjeli, Strumicë, Probishtip dhe Demir Hisar nuk ka më raste aktive të koronavirusit.

Dje Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar  dyzet e pesë  pacientë të shëruar, një të  vdekur dhe 15 raste të reja të Kovid-19.

Në Klinikën për Sëmundje Infektive  dhe Gjendje Febrile dje për here të pare nga fillimi i epidemisë,  në 24 orët e fundit  nuk ka pranim të pacientëve të rinj,  pozitiv ose të dyshimtë me Kovid-19.

Gjatë ditëve të fundit regjistrohen më shumë persona të shëruar, se sa raste të reja të të sëmurëve nga koronavirusi.

Është zvogëluar edhe numri i testimeve, ndërsa siç potencoi drejtori I Institutit për Shëndet Publik Shaban Memedi, kjoiI detyrohet numrit të mostrave të bëra. Përkatësisht, siç sqaroi “nuk ka  simptome,  nuk ka anketa epidemiologjike, nuk ka mostra”.

“Nga fillimi i epidemisë në Dibër ishin regjistruar 51 raste, deri tani katër persona vdiqën, ndërsa 47 u shëruan. Në Radovish dhe Gjevgjeli ishin regjistruar nga katër raste, në Strumicë dy,  në Probishtip dy, ndërsa në Demir Hisar një rast pozitiv i koronavirusit. Në këto qytete  nuk janë regjistruar raste të vdekjes nga Kovid-19 ndërsa të gjithë të evidentuarit me Kovid-19 janë shëruar”, cituan nga Ministria e Shëndetësisë, transmeton MIA.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe dje në intervistë për Televizionin Telma potencoi se gjithçka që është propozuar nga Ministria dhe Qeveria, të gjitha masat kanë qenë të dimensionuar në vend të pare të jetë shëndeti i qytetarëve. Në atë kuptim,  rrjedha e njëjtë e punës do të vazhdojë edhe më tutje.

Theksoi se  edhe propozimet e ardhshme do të sillen në bazë të argumenteve profesionale, analizës së numrit të pacientëve, rasteve të reja, numrit të pacientëve të cilët janë  në spitale dhe në shërim shtëpiak.

Sipas tij, masat janë mire të dimensionuara për çka  tregues është ajo që tani çdo ditë  ka gjithnjë e më pak  pacientë të rinj, gjithnjë e më pak pacientë të cilët shërohen dhe më shumë të shëruar se sa raste aktive.

“Kjo do të thotë se masat ishin dimensionuar  dhe planifikuar mirë, të cilat u themeluan në argumentet mjekësore të shkencës epidemiologjike. Në bazë të kësaj, propozimet  do të vazhdojnë  të jepen edhe më tutje”, porositi Filipçe.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button